8.2 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Erdoğan: Turqia nuk ka nevojë të marrë leje nga dikush

Më të lexuarat

“Turqia nuk ka nevojë të marrë leje nga dikush për interesat e saj. Sot lufta kundër terrorizmit po kryhet plotësisht me mundësitë kombëtare edhe brenda edhe jashtë vendit”

ANTALIA (AA) – Gjatë një fjalimi të mbajtur në programin e Takimit të 5-të “Turqia e Madhe” të Konfederatës së Sindikatave të Nëpunësve Publikë (MemurSen), në rajonin Manavgat të Antalyas, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Turqia nuk ka nevojë të marrë leje nga dikush për interesat e saj, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalën e tij Erdoğan është shprehur “Mënyra e embargove të zbatuara në një kohë kundër vendit tonë tregon se sikur ashtu si më parë të ishim të varur dhe të detyruar nga vendet e tjera ne nuk do të gjenim asnjë plumb për të lëshuar në luftën kundër terrorizmit. Për sigurinë e qytetarëve tanë, për mbrojtjen e interesave të vendit tonë vendoset në Ankara dhe i zbatojmë në Silopi, Gabar, Xhudi dhe nëse është e nevojshme edhe në Siri e Irak.”

Duke u shprehur se “sot Turqia nuk ka nevojë të marrë leje nga dikush për interesat e saj” presidenti Erdoğan ka theksuar se “Sot lufta kundër terrorizmit po kryhet plotësisht me mundësitë kombëtare edhe brenda edhe jashtë vendit. Aktualisht ushtarët, policët, ruajtësit e fshatrave po luftojnë ashpër terroristët në malet Tendürek, në Xhudi, në Bestler Dereler. Kemi depërtuar thellë. Sepse i kemi premtuar popullit tonë, që do të vazhdojmë deri në arritjen e mirëqenies, lumturisë dhe qetësisë.”

“Do të shpreh “nazistë” përsa kohë që ju vazhdoni të më thoni mua diktator”

Presidenti Erdoğan, në fjalën e tij ka shtuar ndër të tjera se “Do të vazhdoj t’ju them ‘fashistë’, t’ju them ‘nazistë’ përsa kohë që ju (perëndimi) do vazhdoni të më thoni mua diktator. Sepse në vendim tim si në kohën si kryeministër, dhe si president jetën e kujt kemi penguar në çështjen e të drejtave, lirive dhe mendimit? Ne nuk kemi kryer asnjë diskriminim nga pikëpamja e besimeve. Përkundrazi dallimet mes të mbuluarës me shami dhe të pa mbuluarës i kanë zbatuar ato që na thonë ne diktator.”

“Çfarë na shprehin se nëse më 16 prill del ‘po’ atëherë nuk do të na pranojnë në BE. Sikur të mundin ta japin këtë vendim, do të na lehtësojnë punët tona. Këto do të shkaktojnë që të marrim vendime në seri. Për ne 16 prilli është pika e thyerjes. Për këtë arsye dalja e përgjigjes ‘po’ është shumë e rëndësishme. Do ti shqyrtojmë mbi tryezë këto çështje. Sepse Turqia nuk është dashi kurban i askujt. Këtë duhet ta dinë të gjithë”, është ka shprehur Erdoğan, duke vënë në dukje se “ata që janë për ‘jo’ brenda dhe jashtë vendit kërcënojnë popullin tonë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit