10 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Erdogan: Turqia nuk do të lejojë formimin e korridorit të terrorit në veri të Sirisë

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, iu është përgjigjur pyetjeve në një konferencë për shtyp të mbajtur në aeroportin “Atatürk” të Stambollit para nisjes për vizitë në Indi.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, iu është përgjigjur pyetjeve në një konferencë për shtyp të mbajtur në aeroportin “Atatürk” të Stambollit para nisjes për vizitë në Indi.

Duke e bërë të ditur se PYD, fraksioni i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, e siguroi veten duke u shfaqur së bashku me ushtarët dhe flamurin amerikan dhe se është duke bërë përpjekje për të formuar korridorin e terrorit, Presidenti Erdogan edhe njëherë theksoi se kurrë nuk do të lejojnë formimin e një korridori të tillë.

Erdogan bëri të ditur se janë dëshpëruar nga pamjet e udhëheqjes amerikane së bashku me PYD-në, ndërsa tërhoqi vëmendjen në planet tinëzare të PYD-së për të ndryshuar strukturën demografike duke u vendosur në këtë zonë.

Ai preku edhe në operacionet ajrore të ndërmarra nga forcat ajrore turke në këtë zonë ndërsa shtoi se gjatë këtyre operacioneve janë neutralizuar një numër i madh i pjesëtarëve të PYD-së dhe bëri të ditur se këto lloj operacionesh do të mund të vazhdojnë në çdo çast.

“Në vend se ne të jemi të shqetësuar, ata le të jenë të frikësuar”, deklaroi Erdogan.

Duke e bërë të ditur se janë lënduar pa masë nga valëvitja e flamurit amerikan brenda një autokolone të organizatës terroriste PYD, Presidenti Erdogan tha: Gjatë vizitës që do të kryejmë më 16 maj do t’ia paraqesim këto Presidentit Donald Trump, do ti paraqesim këto prova dhe do ti pyesim për këtë, çfarë janë këto nëse ne ndodhemi në luftë të përbashkët kundër terrorizmit”.

“Lufta kundër terrorizmit duhet të vazhdoj në një platformë të përbashkët”, deklaroi Presidenti Erdogan dhe vijoi duke thënë se “Në të kundërtën këto probleme në rajon do të vazhdojnë dhe se edhe vet ata (ShBA) do të jenë të shqetësuar nga kjo. Ndërsa edhe ne si dy vende partnere, aleate strategjike të NATO-së do të shqetësohemi nga kjo situatë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit