0.7 C
Pristina
Thursday, December 9, 2021

Erdoğan: Turqia me siguri do të jetë një nga 10 ekonomitë më të mëdha botërore

Më të lexuarat

Ne po bëjmë përpjekje në vend dhe jashtë saj për të ngritur ekonominë turke në shtyllat e investimeve, prodhimit, eksportit dhe punësimit, deklaroi presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan

 

Eskisehir

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se vendi i tij me siguri do të bëhet një nga dhjetë ekonomitë më të mëdha në botë, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan foli gjatë një mbledhjeje të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në qytetin turk Eskişehir.

Me këtë rast, ai tha se Partia AK dhe koalicioni i Aleancës Popullore janë një garanci për paqen, zhvillimin dhe stabilitetin e Turqisë.

“Ndërsa kemi kapërcyer katastrofat e shumta me të cilat jemi përballur në 19 vitet e fundit, shpresoj se me siguri do ta kthejmë vendin tonë në një port në vitin 2023, kur do të festojmë 100-vjetorin e Republikës sonë”, tha Erodğan, duke shtuar:

“Sigurisht që do të arrijmë objektivin tonë dhe do të bëhemi një nga dhjetë ekonomitë më të mëdha në botë, ndaj vazhdojmë të punojmë pa ngadalësuar tempon. Po bëjmë përpjekje brenda dhe jashtë vendit për ta ngritur ekonominë turke në shtyllat e investimeve, prodhimit, eksporteve dhe punësimit”.​​​​​​​ /AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit