10.5 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Erdogan: Turqia është e gatshme ti ofrojë Kolumbisë çdo lloj ndihme

Më të lexuarat

Presidenti Erdogan i dërgoi një mesazh homologut të tij kolumbian Juan Manuel Santos.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se janë të gatshëm ti japin çdo lloj ndihme Kolumbisë, ku humbën jetën mbi 200 persona nga fatkeqësia e vërshimeve dhe rrëshqitjes së dheut.

Presidenti Erdoan i dërgoi një mesazh homologut të tij kolumbian Juan Manuel Santos për fatkeqësinë e jetuar.

Duke shprehur dhimbjen dhe keqardhjen për humbjen e jetëve në këtë fatkeqësi natyrore Presidenti Erdogan në mesazhin e tij tha se “Ndajmë në zemër së bashku me popullin kolumbian dhimbjen dhe vuajtjet e tyre dhe jemi të gatshëm të japim çdo lloj ndihme për fashimin e këtyre plagëve. Për shkak të kësaj ngjarjeje tragjike në emër tim personal dhe popullit tim i shpreh ngushëllime popullit mik dhe qeverisë së Kolumbisë dhe familjarëve të viktimave, ndërsa të plagosurve u urojmë shërim të shpejtë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit