6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Erdoğan: Türkiye ndër vendet e shquara në sektorin e aviacionit

Më të lexuarat

“Jo vetëm aeroporti i Istanbulit, por secili prej aeroporteve tanë, të cilët i kemi rritur nga 26 në 57, u lë përshtypje vizitorëve me komoditetin, teknologjinë, arkitekturën dhe objektet e tjera”, tha Erdoğan

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij është bërë një nga vendet e shquara në sektorin e aviacionit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Jo vetëm aeroporti i Istanbul-it, por secili prej aeroporteve tanë, të cilët i kemi rritur nga 26 në 57, u lë përshtypje vizitorëve me komoditetin, teknologjinë, arkitekturën dhe objektet e tjera. Türkiye, e cila kishte një prani të kufizuar në fushën e aviacionit deri 15-20 vjet më parë, është ndër vendet e shquara në këtë sektor sot”, tha Erdoğan në një video-mesazh drejtuar samitit ekzekutiv të kompanisë ‘Turkish Airlines’.

Erdoğan shtoi se pavarësisht se sektori i aviacionit është prekur negativisht për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe konflikteve rajonale për tre vitet e fundit, Türkiye i mbijetoi krizës me dëmet më të vogla falë masave dhe praktikave inovative të kompanisë ‘Turkish Airlines’ të zbatuara gjatë asaj periudhe.

“Ashtu siç Türkiye ka menaxhuar me sukses aspektin shëndetësor të pandemisë, ajo gjithashtu ka arritur të njëjtin sukses në transportin ajror”, tha Erdoğan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit