12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Erdogan: Synojmë ta vendosim Turqinë në pozicionin më të mirë të sistemit shëndetësor global

Më të lexuarat

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të hënën se objektivi i qeverisë është ta vendosë Turqinë në pozicionin më të mirë të mundshëm të sistemit shëndetësor global.

Ky vlerësim i kreut të shtetit turk erdhi gjatë fjalës përshëndetëse të aktivitetit me rastin e 14 Marsit – Festa e Mjekësisë në Turqi, organizuar në Qendrën Kombëtare të Kongreseve dhe Kulturës në Bestepe të Ankarasë.

“Me 19 spitale rajonale (anembanë vendit), ne jemi në gjendje të konkurrojmë me botën. Do të ketë edhe më shumë. Dëshira jonë është që bota t’i dërgojë pacientët e saj në vendin tonë, me shpresën që ata të gjejnë shërim këtu”, u shpreh Presidenti Erdogan.

Sipas tij, Turqia ka potencial dhe mundësi të mjaftueshme për të trajnuar fuqinë mjekësore që i nevojitet, ndërkohë që vendi është në rrugën e duhur për t’u bërë një qendër shëndetësore globale me atraktivitet në rritje.

“Gjatë pandemisë (së llojit të ri të koronavirusit), ne dëshmuam të gjithë së bashku se sa e prapambetur, sa e pamjaftueshme dhe sa e brishtë ishte infrastruktura e vendeve të zhvilluara për sa u takon shërbimeve shëndetësore. Ndërsa Turqia, në të njëjtën periudhë, provoi se ishte në gjendje të ofronte shërbimin më të mirë për njerëzit jo vetëm me spitalet dhe mjekët e saj, por edhe me pjesën tjetër të personelit shëndetësor”, theksoi ai.

“Vendi ynë tani është ngjitur në ligën më të lartë botërore. Tani ne po luftojmë për t’u pozicionuar në krye të kësaj lige. Shërbimet shëndetësore janë një prej sektorëve më të rëndësishëm të krenarisë së vendit tonë”, shtoi Presidenti Erdogan.

/trt

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit