11.5 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Erdogan sfidon kreun e opozitës vendase: provo akuzat ndaj meje dhe unë tërhiqem nga posti dhe politika

Më të lexuarat

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka sfiduar kreun e opozitës vendase lidhur me akuzat e bëra ndaj tij për para të nxjerra jashtë me qëllim shamngien e detyrimeve fiskale.

Teksa ka qenë duke folur në një takim në kuadër të Ditës Botërore të luftës kundër dhunës ndaj grave, Erdogan e ftoi kreun e opozitës turke, Kemal Kilicdaroglu, që të provojë akuzat e bëra.

“I them personit të cilit nuk dua t’ia përmend emrin se jam i gatshëm që para popullit të tërhiqem edhe nga posti edhe nga politika nëse ai posedon prova për pohimet e bëra. Nëse nuk ke prova, atëherë do të duhet të dalësh para popullit dhe të kërkosh falje për shpifjet e bëra”, theksoi Erdogan.

Erdogan ka shkuar më tej ndërrmarë një padi për shpifje dhe shkelje të imazhit personal dhe familjar kundër Kilicdaroglusë.

“Paraqisni provat se në cilat banka jashtë shtetit janë ato llogari në emër të Tajip Erdoganit. Nëse e dëshmoni, unë do të tërhiqem edhe nga posti edhe nga politika. Urdhëroni në mejdan”, theksoi Erdogan. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit