Erdoğan për sulmin amerikan në Siri: Është një hap pozitiv

Më të lexuarat

“Është një hap pozitiv i hedhur kundër krimeve të luftës që regjimi i Asadit ka kryer me armë kimike dhe konvencionale.”

HATAY (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një fjalim të mbajtur në ceremoninë ne inaugurimeve masive në qytetin Hatay të Turqisë, në lidhje me goditjen e një baze ajrore të regjimit në Siri nga SHBA-ja, ka theksuar se “Dëshiroj të shpreh se është një hap pozitiv i hedhur kundër krimeve të luftës që regjimi i Asadit ka kryer me armë kimike dhe konvencionale. A është e mjaftueshme? Unë edhe këtë nuk e vërej të mjaftueshme”, raporton Anadolu Agency (AA).

Pasi është shprehur se “Askush nuk ka të drejtë të ndjehet në paqe dhe i sgurtë në një botë ku fëmijët masakrohen brutalisht”, Erdoğan ka shtuar se “Pas këtyre përjetimeve është bërë e pashmangshme që çdokush të rishikojë vendin, pozicionin ku ndodhet. Askush nuk duhet të përpiqet të fshehë nën mbulesën e luftës kundër DEASH-it masakrat e fëmijëve, krimet njerëzore që kryejnë. Përjetimet në Siri janë aq tragjike, aq të qarta sa që nuk mund të fshihen nën mbulesën e DEASH-it. Nuk ka më asnjë legjitimitet, nuk ka mbetur më asnjë arsyetim për të qetësuar ndërgjegjen nga sulmet vulgare që ka kryer regjimi dhe të gjithë ato forca të organizatave terroriste si PYD, YPG që mbështeten dhe përdoren nga regjimi. Nuk duhet harruar se po vdes edhe ndërgjegjja e përbashkët e njerëzisë bashkë me çdo të pafajshëm që masakrohet në Siri, në të njëjtën mënyrë edhe në Irak.”

“Tashmë pa bërë asnjë llogari tjetër ka ardhur koha që të hidhen hapat seriozë dhe për të rritur rezultate në çdo fushë vetëm dhe vetëm në mbrojtje të popullit të pafajshëm sirian”, është shprehur në fjalën e tij Erdoğan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit