22.5 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Erdoğan paralajmëron Mozambikun për FETÖ-n

Më të lexuarat

Erdoğan, në kuadër të vizitës së tij në Mozambik, është takuar me Presidentin e këtij vendi, Filipe Nyusi, pas takimit kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat

MAPUTO (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në kuadër të vizitës së tij në Mozambik, është takuar me Presidentin e këtij vendi, Filipe Nyusi, ndërkohë pas takimit mes delegacioneve dhe nënshkrimit të marrëveshjeve dy liderët kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalën e mbajtur në këtë konferencë Presidenti Erdoğan pasi ka falënderuar homologun e tij për mikpritjen, kë thënë se gjatë takimeve kokë më kokë dhe mes delegacioneve kanë diskutuar për marrëdhëniet mes Turqisë dhe Mozambikut dhe se si këto marrëdhënie të forcohen më shumë.

Duke vënë në dukje se për herë të parë një president i Turqisë viziton këtë vend, Erdoğan në vijim të fjalës së tij ka shtuar: “Unë jam takuar për herë të parë me presidentin në vitin 2014 gjatë një vizite të tij në Turqi. 3 vite më pas erdha si president në këtë vend dhe shpresoj që kjo vizitë historike të ndikojë për mirë në marrëdhëniet mes dy vendeve.”

Presidenti Erdoğan i ka bërë thirrje homologut të tij që të hapë edhe ambasadë në Turqi. Ndërsa duke prekur edhe çështjen e tentativës së FETÖ-s për grusht shteti në Turqi më 15 korrik 2016, Presidenti Erdoğan tha: “Folëm edhe për tentativën e FETÖ-s për grusht shteti në vendin tonë. Folëm edhe për luftën kundër organizatës terroriste Fetullahçı. Normalisht ashtu sikurse janë strukturuar tek ne në fusha të ndryshme si në ushtri, polici dhe në institucione të tjera të vendit, të njëjtën logjikë dhe parim e përdorin në të gjithë botën ku ata janë aktivë. Unë uroj që të jenë të vetëdijshëm për këtë. Kjo është një këshillë miku dhe vëllai.”

Duke vënë në dukje se Mozambiku pas fitimit të pavarësisë ka kaluar ditë të vështira dhe është duke punuar për ti lënë ato pas për një të ardhme të ndritur, Erdoğan në vijim të fjalës së tij u shpreh: “Mozambiku me pasurinë kulturore dhe potencialin e lartë ekonomik ka arritur me sukses të jetë një nga vendet më stabile të Afrikës.”

“Do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë miqve tanë të Mozambikut”

Presidenti Erdoğan tha se njerëzit në këtë vend jetojnë në paqe. “Përderisa të ketë unitet në këtë vend atëherë e ardhmja e Mozambikut do të jetë më e pastër dhe më e ndritshme. Mendoj që disa forca të errëta që janë prezente në vend, janë kalimtare. Mozambiku është duke punuar për synimet 2030. Mozambiku është i vendosur të ndërtojë të ardhmen duke vendosur gurë mbi gurë ashtu sikurse thuhet edhe në himnin e flamurit të këtij vendi. Edhe ne si Turqi jemi të vendosur ti qëndrojmë pranë Mozambikut në këtë proces dhe do të vazhdojmë ti qëndrojmë pranë.”

Ai ka vënë në dukje se Agjencia Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA), ashtu sikurse zhvillon projekte të suksesshme në të gjithë botën do të vazhdojë edhe në Mozambik të ndikojë në jetën e qytetarëve. Erdoğan ndër të tjera shtoi: “I kushtojmë shumë rëndësi marrëdhënieve të bazuar në respekt dhe mbi rregullin e fitimit reciprok. Ky botëkuptim do të çojë në një miqësi të sinqertë mes nesh. Tregtia mes dy vendeve në vitin 2016 ishte 103 milionë dollarë, këtë ne nuk e shohim të mjaftueshme. Unë kam dëshirë që shkëmbimet tregtare mes dy vendeve të shkojnë në 250 milionë dollarë në etapën e parë dhe 500 milionë dollarë në etapën e dytë.”

Turqia dhe Mozambiku nënshkruajnë 6 marrëveshje bashkëpunimi

Mes Turqisë dhe Mozambikut janë nënshkruar 6 marrëveshje të ndryshme në fusha, si diplomaci, tregti, ekonomi, kulturë dhe turizëm. Marrëveshjet janë firmosur nga ministrat e dy vendeve.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit