17.6 C
Pristina
Sunday, May 26, 2024

Erdogan: Nuk e njohim vendimin e PACE-së për monitorimin e Turqisë

Më të lexuarat

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të martën në mbrëmje se Turqia nuk do ta njohë vendimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës…

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të martën në mbrëmje se Turqia nuk do ta njohë vendimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE).

“Vendimi i PACE-së për të përfshirë sërish Turqinë pas 13 vitesh në procesin e mbikëqyrjes politike është krejtësisht politik. Nuk e njohim këtë vendim”, vlerësoi Erdogan gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve “Reuters”, në ambientet e Kompleksit Presidencial në Ankara.

Kreu i Shtetit të Turqisë u ndal gjithashtu mbi operacionet, që u organizuan mëngjesin e të martës në zonat Karaçok të Sirisë dhe Sinxhar të Irakut Verior.

“S’do të lejojmë në asnjë mënyrë që Sinxhari të shndërrohet në bazë të PKK-së”, theksoi Presidenti Erdogan duke sqaruar se SHBA-ja, Rusia dhe Iraku Verior janë informuar përpara fillimit të operacionit të forcave turke të sigurisë.

Erdogan bëri me dije edhe se këto operacione do të vazhdojnë derisa rajoni të pastrohet tërësisht nga terrorizmi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit