20.9 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Dentisti austriak refuzon të mjekojë pacientë pro… Erdoganit!?

Më të lexuarat

Sipas gazetës austriake ”Tiroler Tageszeitung”, fletëpalosjet e shkruara me dorë, gjendeshin në studion e tij private dhe kishin edhe një fotografi të Erdoganit, me një shenjë ”x” mbi të, ku shkruhej fjala turke “hayir” (”jo”).

Kanë mbërritur deri në Turqi polemikat për fletëpalosjet e një dentisti austriak nga Tiroli, i cili ftonte pacientët që simpatizonin presidentin turk, Recep Tayip Erdogan, që të mos mjekoheshin te ai.

Sipas gazetës austriake ”Tiroler Tageszeitung”, fletëpalosjet e shkruara me dorë, gjendeshin në studion e tij private dhe kishin edhe një fotografi të Erdoganit, me një shenjë ”x” mbi të, ku shkruhej fjala turke “hayir” (”jo”).

Gjithsesi, këto fletëpalosje u hoqën nga qarkullimi pas ndërhyrjes së Urdhrit Austriak të Dentistëve, megjithatë ky rast u trajtua nga një televizion turk, që në lajmin e dhënë, këtë dentist e krahasoi me nazistët.

Gazetës ”Tiroler Tageszeitung” dentisti i sqaroi se ai do t’i mjekonte të gjithë pacientët dhe pse fletëpalosja ishte një formë proteste kundër politikës së presidentit turk.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit