12.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Erdogan me lajm të madh: Uroj që Afrini të çlirohet plotësisht deri në mbrëmje

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha se shpreson që Afrini të çlirohet plotësisht deri në mbrëmje, raporton Anadolu Agency (AA).

“Uroj që Afrini të çlirohet plotësisht deri në mbrëmje. Po ndiqet çdo ndjeshmëri. Civilët fillimisht po nxirren me automjete nga Afrini nëpërmjet një korridori të veçantë. Por, këta terroristë janë aq të ulët, aq të këqinj, vrasës dhe jobesimtarë, sa që bombën e fshehin nën Kur’an duke martizuar ushtarët tanë”, deklaroi Erdoğan gjatë një fjalimi të mbajtur në takimin e 46-të të krerëve lokalë në rezidencën presidenciale në Ankara.

“Afrinin do ta pastrojmë nga terroristët. Gjithashtu do ta pastrojmë edhe Munbixhin dhe në të njëjtën mënyrë lindjen e Eufratit e deri në kufirin tonë me veriun e Irakut”, tha Erdoğan.

Presidenti turk tha se “Në çdo rast se jemi në kërkim edhe të strehave terroriste në veri të Irakut. Së shpejti në mënyrë më të fortë do t’i shembim edhe ato fole të terroristëve”.

“E shihni se si ata kanë hapur tunele në ato male? Kush i bëri këto tunele? Terroristët? Jo nuk janë vetëm ata, por janë edhe aleatët e tyre. Këto punë i kanë kryer bashkarisht si forca të koalicionit. Sepse terroristët nuk janë kaq shumë të mençur. Në operacionin ‘Dega e Ullirit’ i cili tashmë ka hyrë në ditën e 54 janë neutralizuar rreth 3.500 terroristë dhe janë pastruar nga terroristët rreth 1.300 kilometra katrorë”, tha Erdoğan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit