Tjetër mesazh i ashpër nga Ankaraja për shtetin gjenocidal hebre
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të mërkurën se nuk do të tërhiqet nga të drejtat e myslimanëve në Jerusalemin Lindor dhe përsëriti mbështetjen e tij të fortë për Gazën përballë sulmeve izraelite.
Duke folur në një ceremoni që shënoi fillimin e ndërtimit të ndërtesës së re të Ministrisë së Jashtme në Ankara, Erdogan tha se nuk do të lejonte që “Jerusalemi të përdhoset nga duar të pandershme”, duke aluduar në atë që ai e quajti “urrejtje ndaj adhuruesve të Hitlerit”.
Erdogani theksoi: “Askush nuk do të na ndalojë të qëndrojmë pranë popullit të shtypur të Gazës që po lufton për të mbijetuar nën sulmet brutale të Izraelit”.
Ai shtoi se Turqia do të mbetet e vendosur kundër atyre që duan “ta kthejnë rajonin tonë në një det gjaku” dhe kundër atyre që nxisin paqëndrueshmëri në rajon.
Presidenti turk theksoi gjithashtu se Ankaraja do të vazhdojë të ofrojë solidaritet të plotë për ata që janë shënjestra e, siç tha ai, dhunës izraelite, nga Siria në Jemen dhe nga Libani në Katar.
“Kushdo që beson se mund të ndërtojë një të ardhme të sigurt përmes shtypjes dhe gjenocidit në kurriz të fëmijëve të pafajshëm, do të mbytet në gjakun që kanë derdhur”, tha Erdogan. /tesheshi.com/
