20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Erdoğan dhe Guterres riafirmojnë “objektivin e tyre të përbashkët” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Më të lexuarat

Kreu i OKB-së shprehu mbështetjen e tij për “përpjekjet e vazhdueshme diplomatike të Turqisë në lidhje me luftën në Ukrainë”, duke theksuar se ai dhe Erdoğan “ranë dakord të qëndrojnë në kontakt për të ndjekur iniciativat në vazhdim”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, riafirmuan “objektivin e tyre të përbashkët” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë “sa më shpejt të jetë e mundur”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të OKB-së pas takimit Guterres-Erdoğan në Ankara thuhet se liderët “theksuan nevojën urgjente për qasje efektive përmes korridoreve humanitare për të evakuuar civilët dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme për të prekurit”.

Guterres shprehu mbështetjen e tij për “përpjekjet e vazhdueshme diplomatike të Turqisë në lidhje me luftën në Ukrainë”, duke theksuar se ai dhe Erdoğan “ranë dakord të qëndrojnë në kontakt për të ndjekur iniciativat në vazhdim”.

Bisedimet midis delegacioneve ruse dhe ukrainase në Stamboll më 29 mars u panë si një përparim në përpjekjet për të ndalur armiqësitë që filluan më 24 shkurt.

Pas takimit, një negociator ukrainas tha se Kievi e dëshiron Turqinë midis vendeve që do të jenë garantuese në çdo marrëveshje me Moskën.

Turqia mblodhi gjithashtu ministrat e jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës në Antalya në muajin mars, që ishte takimi i parë i zyrtarëve të lartë të qeverive nga të dyja palët që nga fillimi i luftës.

Rusia dërgoi trupa në Ukrainë në atë që e quajti “operacion special ushtarak” për të “denazifikuar” dhe “çmilitarizuar” fqinjin e saj.

Perëndimi ka vendosur sanksione gjithëpërfshirëse ndaj Rusisë për ta detyruar atë t’i japë fund luftës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit