22 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Erdoan: Vazhdojnë punimet për takimin me bashkëkombësit e mi jashtë shtetit

Më të lexuarat

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se vazhdojnë punimet për takimin e tij me bashkëkombësit jashtë shtetit.

Presidenti Erdoan në trasmetimin e posaçëm në ekranin e TRT-së, duke iu drejtuar emigrantëve, tha: “Si president në emër të popullit tim nga ata kam vetëm një kërkesë; Çfarë do lloj pengese që tju vejnë përdorni votën tuaj. Vota juaj do të jetë përgjigjja më e bukur për Perëndimin dhe për tërë botën”.

“Ata janë xhelozë për lidhjen tonë shpirtërore, të bëjnë ç’të duan ata nuk mund ti presin këto lidhje” tha Erdoan.

Kurse në lidhje me vizitën që do të zhvillojë në ditët në vijim në Rusi, Ai tha se çështja kryesore do të jetë Siria dhe përveç kësaj do të shqyrtohen marrëdhëniet dypalëshe dhe temat rajonale.

Presidenti Erdoan tha se në Sistemin e Qeverisë Presidenciale nuk ka më kryeministri dhe rritet autoriteti i ligjvënies së parlamentit dhe fuqia e kontrollit.

Pra me anë të sistemit të ri hapet rruga për të gjykuar presidentin dhe në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë jepet autorizimi për të përsëritur zgjedhjet.

Ai tha se dëshirojnë vetëm që të japin një shërbim më të mirë për popullin dhe shtoi: “10 objektivat tona të para të 2023-s mund ti arrijnë falë sistemit të ri”.

Erdoan u shpreh se ndryshimin kushtetues e sheh si uljen në binarë të stabilitetit të varur nga sistemi dhe të sigurisë dhe shtoi: “Nuk kemi punë me ndryshimin e regjimit, apo punë mori fund në 1923”.

Erdoan tha se sistemi aktual kërcënon stabilitetin në Turqi dhe shtoi: “Ne nuk ndërtojmë një sistem për veten tonë por e ndërtojmë atë për të ardhmen e vendit tonë”.

Presidenti i Turqisë nënvizoi se në sistemin e ri do të merren rezultate më të njëpasnjëshme edhe në çështjen e luftës kundër terrorit.

Kurse në lidhje me tentativën e grushtit të shtetit të Organizatës Terroriste Gyleniste/ Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY) më 15 korrik 2016, Erdoan tha: “Në 15 korrik shoh besimin e popullit tonë, dashurinë ndaj atdheut. 16 prilli do të jetë dita kur do të lahen hesapet e 15 korrikut”.

Kurse në lidhje me zhvillimet në ekonomi Presidenti Erdoan tha se falë stabilitetit të periudhës së qeverive të vetme (pozitë) Turqia është kthyer në një port të sigurt për investitorët.

“Ne do të tejkalojmë problemin në punësim, papunësia do të zbresë në një numër me vetëm një shifër” tha Presidenti Rexhep Tajip Erdoan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit