11.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Erdoan i përgjigjet kërcënimit të Parlamentit Evropian me Referendum

Më të lexuarat

Presidenti Erdoan reagoi ndaj deklaratës së Kryetarit të PE-së, Martin Schulz, i cili ishte shprehur se BE-ja mund ti vendosë Turqisë sanksione, në rast se sjell dënimin me vdekje.

 

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) kërcënimit të Presidentit të Parlamentit Evropian, Martin Schulz për pezullim të negociatave të anëtarësimit dhe sanksione ndaj Turqisë për shkak të imponimit që i bëhet Turqisë në lidhje me ndryshimet ligjore në lidhje me terrorin iu përgjigj me fjalët: “Presim deri në fund të vitit më pas i drejtohemi popullit”.

Erdoan reagoi ashpër ndaj perëndimit që mbështet terrorin dhe tha: “Ju do të jepni çdo lloj mbështetje ndaj terrorit dhe më pas do ngriheni edhe do thoni: “Do pezullojmë negociatat e anëtarësimit të Turqisë në BE”. Madje keni mbetur vonë, merrni menjëherë vendimin. A nuk është sovraniteti pa kusht i kombit? Këta (perëndimi) nuk janë të drejtë. Ne do të ecim përpara me ata që janë të drejtë” tha Presidenti Erdoan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit