20.2 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Ekzekutuan 80 persona sepse shikonin seriale!?

Më të lexuarat

Autoritetet e Koresë së Veriut kanë ekzekutuar publikisht 80 njerëz në nëntor, shumicën e të cilëve për shkak të kontrabandimit të emisioneve televizive nga Koreja e Jugut, raporton gazeta Joongang Ilbo, transmeton Yahoo News.
Gazeta, duke cituar burime të rangut të lartë, pretendon se autoritetet e qytetit Wonsan kanë mbledhur dhjetëmijë njerëz në stadium për të marrë pjesë në ekzekutim të tetë personave. Kjo ka ndodhur më 3 nëntor, ndërsa ky krim ka ndodhur edhe në shtatë qytete tjera.

Shumica e të akuzuarve u dënuan me vdekje për shkak se kanë parë drama të Koresë së Jugut.

Seritë e huaja kontrabandohen në DVD, ndërsa pos atyre jugkoreane preferohen të shihen, fshehtas, edhe episodet e “Desperate Housewives”! /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit