13.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Ekzekutimi i ish-policit në Tiranë. I dyshuari, emër i njohur për drejtësinë

Më të lexuarat

Sot është vënë në pranga një person i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e ish-policit Arben Bilali. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.SH., 47 vjeç, një emër që njihet nga drejtësia si person me precedentë të mëparshëm, por ende s’ka detaje konkrete rreth tij.

Dyshohet se 47-vjeçari u ka siguruar mjetin autorëve, nga e cila qëlluan ish policin më 30 janar, në Selitë. Ish-polici Bilali u ndoq me një makinë nga zona e njohur si “Vasil Shanto”, deri tek shtëpia e tij.

Atentatorët dyshohet se kanë ruajtur makinën me të cilën lëvizte Bilali, bashkë me një shok të tij, dhe sapo zbriti nga makina u qëllua me një automatik. Arma ishte modifikuar me silenciator, ndërsa ndaj ish-policit është qëlluar më shumë se 15 herë, nga një distancë 5 metra. Makina tip “Mercedez Benz” ishte me targa të falsifikuara.

Pista e hakmarrjes

Ka qenë ora 14:30 minuta, kur ndaj Arben Bilalit është hapur zjarr vdekjeprurës nga një automjet tip “Mercedens Benz” me ngjyrë të zezë, dhe me targa të huaja.

Policia po heton pistën e hakmarrjes, nisur nga dinamika e ngjarjeve kriminale prej 22 vitesh në Tiranë. Kjo pasi Bilali ka pasur konflikte me familjen Xhabafti në Tiranë. Konflikte të nisura në vitet 1994 dhe 1997, kur ka mbetur i vrarë Bujar Bilali, si pikënisje e ngjarjeve kriminale në kryeqytet, e cila është pasur me disa atentate të përgjakshme.

Edhe pse është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit, Arben Bilali nuk ka mundur të mbijetojë, për shkak të plagëve të marra. Arben Bilali ishte banor i zonës së Selitës, dhe ngjarja ka ndodhur pak metra larg banesës së tij, teksa ai ishte duke ecur në këmbë. Bilali ka qenë punonjës policie te komisariati nr.2 në kryeqytet, dhe pjesë e repartit të FNSH-së, detyra nga të cilat është larguar disa vite më parë.

Policia ka bërë të ditur se Bilalit i është bërë një atentat edhe në maj të vitit 2010, nga i cili ai ka mbetur i plagosur po në zonën e Selitës. Ndërsa disa muaj më pas, në gusht të vitit 2010 atij i kanë ekzekutuar vëllain, Leonard Bilali, ish-mundës i Dinamos, 33-vjeç, i cili kishte pak kohë që ishte kthyer nga Italia. Ai u qëllua teksa ishte ulur në një nga tavolinat e një bar-kafeje pranë stacionit të fundit të autobusit të Tiranës së Re, në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet.

Në të njëjtën rrugë u ekzekutua edhe ish-oficeri Arben Bilali. Historiku i përgjakjeve vijon që nga viti 1997, kur është ekzekutuar një tjetër vëlla i Arben Bilalit, pikërisht Bujar Bilali.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit