22.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Eksluzive për Koha ISLAME – Fatmir Smajli nga FJALA për gazetarët tanë Islamofob

Më të lexuarat

Koha ISLAME: Si e komenton Fatmir Smajli nga FJALA faktin që disa gazetarë tanë me çdo kusht merren me Islamin, Radikalzimin, Extremizmin etj

 

Fatmir SMAJLI:

Selamu alejkum duke qen falenderues për munëdesinë që na jepet nga mediumi i juaj për tu shprehur me qështjet që na preokupojn atëher pyetjes suaj i përgjigjem.

Si çdo gjë në Kosovë që ka marr të mbrapshtën dhe është politizu, kjo për shkak të politikes që i ka futur duart në të gjitha sferat e jetës drejtësi, ekonomi, shëndetsi, arsim, kulturë, jetën fetare etj etj, ashtu edhe gazetaria nuk ka mbet imune ndaj ndikimeve politike, tu e pas parasysh se disa pseudo gazetarë kan ardh nga kampe politike jan shkollu prej tyre jan përgadit edhe i jan servir popullit si gazetarë profesionist, duke marrë fonde marramendëse vetëm e vetëm që ta njollosin islamin dhe muslimanët, nifar forme jan bërë sikur ata zagarët e gjuetarëve që nuk ju intereson kush asht gjahu e vetmja që ju intereson asht ti bëjn të kënaqur pronaret e tyre, që në kët rast jan politikanët apo agjensione të huaja që nuk i shërbejn interesit të popullit, mirëpo qëllimet e tyre ka dasht i madhi Zot jan përdit duke u demasku dhe populli ka fillu dita ditës duke e kuptu se ajo çfar thon ata për islamin ,radikalizmin, terrorizmin, janë vetem mbushje rreshtave apo shikushmëri televizive, edhe pse këta njerëz nuk e kuptojn se po i shërbejn të keqës edhe janë tu i ba dëm vendit shumë sepse kan arrit me njollos vendin në arenën ndërkombtare duke bërë deklarata bombastike ,emisione, programe televizive, faqe te portaleve etj.

Në esenc këta gazetar përpos që janë njerëz që kan shitur profesionin e tyre dhe i shërbejn interesave antikombëtare nuk do shkoj larg hilja e tyre sepse populli e ka kuptu tashmë se e keqja nuk vjen nga praktikuesit e fesë por nga grupet kriminale me interesa politike, korrupsioni, mungesa e drejtesisë, shkatrrimi i familjes, politikan të paskrupullt, njerëz të shitur dhe antikombëtar. Disa nga këta pseudogazetarë jan njerëz te dyshimt për të cilët flet populli fjalë jo të mira se vijn nga famijle që nuk kan një histori të mirë kombëtare, apo kan lidhje të dyshimta me serbinë, marrin fonde apo edhe forma tjera bashkpunimi siç jan afera të ndryshme kortuptive. Prandaj marrja me ta asht humbje kohe sepse populli shpejt do ua tregoj vendin, njëherit duke shpresuar që ta kuptojn se janë duke dëmtuar imazhin e vendit tonë, ju bëje thirrje që të terhiqen nga kjo rrugë e cila asht e destinuar të dështoj, edhe një gjo u kisha thon të tillve, të merresh me identitetin kombëtar apo fetarë të shqiptarve apo të mundohesh ti ndryshosh asht e njejta gjë sikur të thuash po du mi hek nga vendi bjeshket e Lybetenit se nuk po e shofim shkupin, sepse këtë identitet kombtarë e fetarë na e dha po ai Zot që i vendosi ato bjeshk në ate vend. Për këtë arsye ne si parti Fjala kemi hyrë në garë për tu bërë pjesë e parlamentit që tju tregojm të tillve se ne jemi këtu dhe nga kjo tokë dem baba dem sado që dikuj nuk i pëlqen, e tashmë dihet botërisht kuj nuk i pëlqen që ne të jemi ketu. Me njerëzit e Fjales qe e mbajn fjalen Me respekt Fatmir Smajli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit