20.9 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

EKSKLUZIVE: Në mbledhjen e PDK-së hedhet edhe ideja e prishjes së koalicionit me LDK-në!

Më të lexuarat

Partia Demokratike e Kosovës në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm e ka diskutuar edhe idenë e prishjes së koalicionit më Lidhjen Demokratike e Kosovës.

Ishte deputeti i PDK-së, Shukri Buja ai i cili e ka ngritur këtë ide në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

“Deputeti Shukri Buja e ngritur çështjen e prishjes së koaliiconit me LDK-në. Ai e arsyetoj këtë kërkesë me dështimet e mëdha të qeverisë së drejtuar nga Isa Mustafa”, tha një burim i Gazetës Blic brenda këtij takimi.

Në anën tjetër, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ai i cili i ka ftuar të gjithë strukturat që të mobilizohen, raporton gazeta Blic.

Ai në fjalën e tij, ka ftuar që të gjithë të rinjtë dhe ata që besojnë në PDK, t’i bashkohen kësaj partie.

“Ne do t’i fitojmë sërish zgjedhjet”, tha ai, duke mos dhënë detaje se kur pritet të mbahen ato, raporton Gazeta Blic.

Ditëve të fundit ka pasur përplasje ndërmjet PDK-së e LDK-së.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit