14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Egjipti akuzon 4 veta për spiunim, 2 prej tyre janë izraelit

Më të lexuarat

Autoritetet egjiptiane kanë ngrit aktakuzë të martën kundër dy izraelitëve dhe dy egjiptianëve për formimin e një zinxhiri spiunimi për Izraelin, që është gjykimi i dytë për këto akuza brenda këtij muaji.

Prokurori i përgjithshëm Hisham Barakat pretendon se dy izraelitët janë oficerë të Mosadit, dhe se dy egjiptianët, njëra grua, kanë ndihmuar në mbledhjen e informatave për Izraelin.

Shtetasit egjiptian janë në paraburgim, kurse autoritetet kanë lëshuar urdhër arrest për dy izraelitët, të cilët nuk dihet se ku kanë vendqëndrim.

Organi i ndjekjes njoftoi përmes një deklarate se burri egjiptian ka ofruar shërbimet e veta për Izraelin qysh në vitin 2009, dhe se oficerët izralit të shërbimeve sekrete kanë trajnuar atë për të përdorur teknologji të sofistikuar për t’i dërguar informatat prapa në Izrael.

Gruaja e arrestuar, sipas prokurorit, është një gazetare e cila ka ndihmuar të akuzuarin egjiptian.

Që të dytë, sipas pretendimeve të prokurorisë, kanë pranuar dhurata për informatat e dhëna.

Sipas komunikatës së prokurorisë së përgjithshme, dy të akuzuarit “kanë pranuar” fajin dhe kanë dhënë emrat e dy oficerëve izraelit të Mosadit.

Më herët gjatë këtij muaji, prokurori i përgjithshëm Hisham Barakat ka ngritur akuzë kundër pesë izraelitëve dhe tre egjiptianëve në një rast identik për spiunim. /bs/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit