7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Egjipt: Gjykata liron 62 përkrahës të Morsit

Më të lexuarat

Një gjykatë egjiptiane liroi të dielën 62 përkrahës të ish-presidentit Mohammed Morsi nga të gjitha akuzat për përfshirjen e tyre në dhunën që shpërtheu në Kajro, pak ditë pas përmbysjes së presidentit nga ushtria në korrik të vitit të kaluar.

Te pandehurit – në mesin e të cilëve ishte edhe Mohammed Badr, një fotograf i televizionit Al-Jazeera – ishin akuzuar për vrasje të shumëfishta në tentativë, trazira dhe bllokim të trafikut gjatë protestës së zhvilluar në përkrahje të Morsit, më 16 korrik në sheshin Ramsis.

Sipas të dhënave zyrtare, 60 njerëz, përfshirë edhe disa policë, ishin lënduar gjatë protestës së dhunshme.

Mediet ndërkombëtare lajmërojnë se, prokuroria do të apelojë këtë verdikt.

/press/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit