9.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Edukata e selamit dhe dispozitat e tij

Më të lexuarat

Nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) transmetohet se i Dërguari i Allahut (alejhissalatu uesselam) ka thënë: “I hipuri në mjet i jep selam këmbësorit. Këmbësori i jep selam të ulurit dhe pakica i jep selam shumicës.” Transmetuan Buhariu nr 6232 dhe
Muslimi nr 2160
Në një version tjetër që e shënon Buhariu nr 6231 thuhet: “Ai që është më i vogël i jep selam më të madhit, kalimtari i jep selam të ulurit dhe pakica i jep selam shumicës.”
Nga Ebu Umame (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) transmetohet se i Dërguari i Allahut (alejhissalatu uesselam) ka thënë: “Njeriu më me përprësi te Allahu është ai që fillon i pari me selam.” Transmetuan Ebu davudi nr 5197 dhe Tirmidhiu nr 2694 dhe thotë se hadithi është i mirë.
Nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) transmetohet se i Dërguari i Allahut (alejhissalatu uesselam) ka thënë: “Kurt ë takojë ndonjëri prej jush vëllain e tij (musliman) le t’i japë selam. Nëse mes tyre dyve bëhet pengesë një pemë, mur ose gur dhe pastaj takohen le t’i japë selam.” Transmetuan Ebu Davudi nr 5200 ndërsa imam Ibn Haxheri e klasifikon hadithin si të saktë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit