23 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Edi Rama reagon ndaj David Philips: kritikat e profesorit për Turqinë, broçkulla

Më të lexuarat

“Do doja më shumë investime turke në Shqipëri”, deklaroi kryeministri Rama para gazetares Ilva Tare në një intervistë në Ora Neës, i pyetur rreth raporteve të ngushta të qeverisjes së tij me Turqinë, dhe të atij vetë personalisht me presidentin Erdogan, i qortuar së fundi për to nga disa qarqe.

Rama tha se Turqia është partneri kryesor strategjik, e shpallur kjo që në fushatën elektorale të 2103-ës.

Nga ana tjetër, Rama i ka kthyer përgjigje profesorit të Universitetit të Columbia-s, David Philips, i cili u shpreh së fundi i ashpër për raportet e ngushta të qeverisjes Rama me Ankaranë, deri dhe prezencën në dasmën e vajzës së Erdoganit. “Unë nuk i kërkoj leje dhe nuk i jap llogari asnjë profesori dhe asnjë tjetri se në cilat dasma shkoj, por unë nuk kërcej nëpër dasma. Së dyti, jam ndjerë i nderuar që presidenti më ka ftuar në dasmën e të bijës. Së treti, marrëdhëniet tona me Turqinë nuk përbëjnë në asnjë rast kërcënim të sovranitetit. Turqia ka qenë i pari vend që ka njohur Kosovën e pavarur”, tha Rama, duke i cilësuar kritikat e Philips si broçkulla. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit