14.2 C
Pristina
Sunday, September 19, 2021

Edhe bashkatdhetarët që ndodhen në Kosovë mund të vaksinohen

Më të lexuarat

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti tha se tashmë janë krijuar të gjitha kushtet që vaksinimi në masë të rrjedhë me një dinamikë më të shtuar dhe vjeshta të na zë me shumicë të popullatës të vaksinuar kundër COVID-19.

Hoti theksoi se të gjithë bashkatdhetarët që jetojnë jashtë vendit, por që kanë shtetësi të Kosovës mund të vaksinohen në Kosovë.

“Procesi i vaksinimit ka fituar një dinamikë të re gjatë kësaj jave kur kemi një rritje të interesimit për të vaksinuar. Në veçanti ajo që na jep kuroja është që të rinjtë po vaksinohen shumë dhe në bazë të shënimeve po shohim që një numër i madh i studentëve janë vaksinuar”, tha ai, transmeton Telegrafi.

Ai tha se nga Klinika Infektive sinjalizojnë se të shtrirët në spital janë kryesisht qytetarët që janë infektuar me coronavirus si pasojë e mosvaksinimit ose ata që ende nuk e kanë kaluar virusin.

Zëdhënësi i MSH-së në një deklaratë për RtvDukagjini tha se tashmë ekziston mundësia për zgjedhje dhe kombinim të vaksinave.

“… Po ashtu janë thjeshtuar procedurat për caktim të terminëve. Janë krijuar të gjitha kushtet që vaksinimi masiv të rrjedh me dinamikë të shtuar dhe ne ta mbërrijmë vjeshtën me një shumicë të popullatës të vaksinuar kundër COVID-19”, tha ai.

Zëdhënësi i MSH ka folur edhe për kartonin e vaksinimit.

“Katroni i vaksinimit të cilën e jep MSh është mjaft i avancuar edhe e ka QR kodin dhe ky do të njihet edhe ndërkombëtarisht. Dhe do të jetë një dokument që do të mundësojë qytetarëve që ka kompletuar procesin e vaksinimit që çdo kalim në shtet tjetër përmes skanimit që bëhet t’i kenë autoritetet kontrolluese të gjitha të dhënat dhe të verifikojë statusin e të vaksinuarve, të qytetarit nga Kosova”.

Hoti më tej tha se edhe të gjithë bashkatdhetarët që jetojnë jashtë vendit, por që kanë shtetësi të Kosovës mund të vaksinohen në Kosovë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit