24.4 C
Pristina
Monday, June 17, 2024

Shtohen përpjekjet ndërkombëtare për zbutjen e krizës së Gjirit

Më të lexuarat

Në vazhdën e përpjekjeve diplomatike ndërkombëtare për të zbutur krizën e Girit janë angazhuar edhe Uashingtoni me Parisin e Kuvajtin.

Përpjekjet diplomatike që përfshijnë Uashingtonin, Parisin dhe Kuvajtin janë intensifikuar për të zbutur krizën e pazakontë në Gji, që ka përballur Katarin, akuzuar për terrorizëm, me Arabinë Saudite dhe aleatët e saj.

Kjo krizë ka sjellë dhe një sërë bisedash telefonike të presidentëve Donald Trump dhe Emmanuel Macron dhe një përpjekje ndërmjetësimi të emirit të Kuvajtit, i cili ka zhvilluar vizita të njëpasnjëshme në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar.

“Ne shpresojmë që vëllezërit tanë në Katar do të marrin tashmë masat e nevojshme për t’i dhënë fund kësaj krize”, nënvizoi kreu i diplomacisë saudite, Adel al-Jubeir.

Emiratet e Bashkuara Arabe, që janë në pikën më kritike kundër Dohas, po mbajnë një presion të lartë duke e cilësuar Katarin si kampion të ekstremizmin dhe terrorizmit në rajon.

Një zyrtar i lartë i Gjirit theksoi se kjo krizë ishte si pasojë, sipas tij, e influencës së vazhdueshme të emirit të mëparshëm të Katarit, Hamad ben Khalifa Al-Thani (65 vjeç), tek i biri, Cheikh Tamim (37 vjeç) në mbështetje të asaj prej të cilës hoqi dorë në vitin 2013.

Pasi mbështeti izolimin e Katarit, presidenti amerikan, Donald Trump ofroi ndihmën e tij për të zbutur krizën që shkaktoi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike të Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Egjiptit, Bahrejnit, Mauritanisë dhe Maldiveve me Katarin dhe marrjen nga disa prej tyre të masave ekonomike dhe ajrore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit