21.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

E vërteta për “Monstrën” (Pjesa 3)

Më të lexuarat

Njëri prej segmenteve më të rëndësishme në rastin “Monstra” është vetura e tipit “Opel Omega” që është gjetur 10 kilometra larg vendit të ngjarjes. Vetura, thjesht, është zhdukur nga pjesa gjyqësore, por edhe e hetimit edhe pse është e rëndësishme për zbardhjen e ngjarjes. Deri më sot, as në gjykatë nuk e dinë ku është fshehur vetura, transmeton Lajmpress.

Në tekstin e radhës për zbardhjen e së vërtetës për “Monstrën”, portal “Ohridsky.net” ka dalur me të dhëna të reja rreth rastit.

Gjithmonë sipas portalit, vetëm 5 muaj pas aktit monstruoz në Agjencinë për kundërzbulim është vrarë një i punësuar në këtë institucion.

“Fillimisht rasti është tentuar të publikohet si vetëvrasje, por është e qartë se bëhet fjalë për vrasje klasike, për arsye se Jonçe Gruevski si i punësuar në Agjencinë për Kundërzbulim nuk ka mundur të ketë armë brenda në institucion dhe të gjithë të punësuarit para se të hyjnë kalojnë nëpërmes detektorit dhe është e pamundshme të ketë hyrë me armë”, thuhet në tekst, transmeton Lajmpress.

Gabimin më të madh i ndjeri Gruevski ka bërë që muaj më parë ishte takuar me një prokuror, të cilit i ka dhënë fakte për “Liqenin e Smillkovës”.

Autori i tekstit paralajmëron vazhdim të tekstit me të dhëna tjera.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit