Hyrje dhe Parathënie e Temës
Përfytyro sikur ke vendosur të mësosh përmendësh Kuranin.
Fillon e lexon çdo ditë një sure, por pas disa ditësh të zë puna, ndalon… dhe pas një jave ke harruar atë që kishe mësuar.
Ndërsa shoku yt lexon çdo ditë vetëm një faqe, pa ndërprerje — pas një viti ai ka mësuar disa pjesë të Kuranit përmendësh.
Sot do të flasim për një sekret të qëndrueshmërisë në adhurim — një udhëzim Pejgamberik që na e ka treguar vetë Pejgamberi ﷺ në hadithin e tij madhështor:
«أحبُّ الأعمالِ إلى اللهِ أدومُها وإن قلَّ»
“Veprat më të dashura për Allahun janë ato që bëhen me vazhdimësi, edhe nëse janë të pakta.” (Buhariu dhe Muslimi)
Rëndësia e vazhdimësisë në adhurime
Allahu i Lartësuar ka lavdëruar besimtarët që janë të vazhdueshëm në veprat e mira, siç thotë:
[ الَّذِينَ هُمْ عَلَى صَلاَتِهِمْ دَائِمُونَ ] – (المعارج: 23)
“Ata që janë të përhershëm në namazin e tyre.”
Dhe gjithashtu:
[ وَالَّذِينَ هُمْ عَلَى صَلاَتِهِمْ يُحَافِظُونَ ] – (المعارج: 34)
“Ata që e ruajnë me përkushtim namazin e tyre.”
Dhe Ai tha:
[ الَّذِينَ يُنْفِقُونَ فِي السَّرَّاءِ وَالضَّرَّاءِ وَالْكَاظِمِينَ الْغَيْظَ وَالْعَافِينَ عَنِ النَّاسِ وَاللَّهُ يُحِبُّ الْمُحْسِنِينَ ] – (آل عمران: 134)
“Ata që japin nga pasuria e tyre në mirësi dhe vështirësi, që përmbajnë zemërimin dhe falin njerëzit; dhe Allahu i do bamirësit.”
Po ashtu:
[ الَّذِينَ يُنْفِقُونَ أَمْوَالَهُم بِاللَّيْلِ وَالنَّهَارِ سِرًّا وَعَلَانِيَةً فَلَهُمْ أَجْرُهُمْ عِندَ رَبِّهِمْ وَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ ] – (البقرة: 274)
“Ata që japin nga pasuria e tyre ditën e natën, fshehurazi dhe haptazi — për ta është shpërblimi te Zoti i tyre; nuk do të kenë frikë as nuk do të trishtohen.”
Ndërsa Allahu i Madhëruar ka qortuar ata që e lënë veprën pas dore, duke thënë:
[ أَلَمْ يَأْنِ لِلَّذِينَ آمَنُوا أَنْ تَخْشَعَ قُلُوبُهُمْ لِذِكْرِ اللَّهِ… ] – (الحديد: 16)
“A nuk ka ardhur koha për ata që besojnë, që zemrat e tyre të përulen nga përmendja e Allahut…?”
Dhe gjithashtu:
{ وَلَا تَكُونُوا كَالَّتِي نَقَضَتْ غَزْلَهَا مِن بَعْدِ قُوَّةٍ أَنكَاثًا… } (النحل: 92)
“Mos u bëni si ajo që e prishi pëlhurën e saj pasiqë e kishte tjerrë fort…”
Po ashtu thotë:
[ فَخَلَفَ مِن بَعْدِهِمْ خَلْفٌ أَضَاعُوا الصَّلَاةَ وَاتَّبَعُوا الشَّهَوَاتِ فَسَوْفَ يَلْقَوْنَ غَيًّا ] – (مريم: 59)
“Pas tyre erdhën pasardhës që e lanë namazin dhe ndoqën dëshirat; ata do të përballen me humbje.”
Dhe për hipokritët tha:
{ نَسُوا اللَّهَ فَنَسِيَهُمْ } (التوبة: 67)
“E harruan Allahun, ndaj edhe Ai i la pas dore.”
Ky qortim tregon se ata braktisën bindjen dhe adhurimin ndaj Allahut, ndaj Ai i la pa ndihmë, pa udhëzim dhe pa mëshirë.
Vazhdimësia në veprimet e Pejgamberëve dhe të dërguarve
Edhe vetë elita e njerëzimit — Pejgamberët dhe të dërguarit — janë urdhëruar të jenë të vazhdueshëm në adhurim.
Allahu i Madhëruar thotë:
[ وَاعْبُدْ رَبَّكَ حَتَّى يَأْتِيَكَ الْيَقِينُ ] – (الحجر: 99)
“Adhuro Zotin tënd derisa të vijë për ty vdekja (siguria e fundit).”
Dhe Ai tha gjithashtu:
{ فَإِذَا فَرَغْتَ فَانصَبْ } – (الشرح: 7)
“E kur të përfundosh (një punë), lodhu (në një tjetër) për Zotin tënd.”
Po ashtu, Allahu i Madhërishëm përmend fjalët e Isait, alejhisselam:
[ وَأَوْصَانِي بِالصَّلَاةِ وَالزَّكَاةِ مَا دُمْتُ حَيًّا ] – ( مريم: 31)
“Dhe më ka porositur për namaz dhe zekat sa të jem gjallë.”
Shembulli i Pejgamberit ﷺ në vazhdimësinë e veprave
I Dërguari i Allahut ﷺ ishte vetë shembulli më i përsosur i vazhdimësisë.
Kur e kanë pyetur, Aishen, radijallahu anha:
“O nëna e besimtarëve! A kishte ditë të veçantë Pejgamberi ﷺ për ndonjë adhurim?”
Ajo tha: “Jo, veprat e tij ishin të përhershme; e cili prej jush mund ta bën atë që bënte i Dërguari i Allahut ﷺ?”
Dhe shtoi: “Pejgamberi ﷺ, kur e fillonte një vepër, e vazhdonte atë rregullisht.” (Buhariu).
Pra, ai ﷺ nuk e la namazin në asnjë rrethanë,
as faljen e natës (kijamul-lejl),
as agjërimin e hënës dhe të enjtes,
as dhikrin (përmendjen e Allahut) në çdo çast të jetës së tij.
Këshilla e Pejgamberit ﷺ për shokët e tij
Ai ﷺ i këshillonte edhe shokët e tij të ishin të vazhdueshëm në vepra të mira.
Transmetohet nga Abdullah ibën Amr, radijallahu anhuma, se i Dërguari ﷺ i tha:
«يا عبدَ الله، لا تكن مثلَ فلانٍ، كان يقومُ الليلَ فتركَ قيامَ الليلِ»
“O Abdullah, mos u bëj si filani që e falte namazin e natës, por më pas e la.” (Buhariu).
Po ashtu ai ﷺ ka thënë:
«تَعَاهَدُوا هذا القرآنَ، فوالذي نفسي بيده، لهو أشدُّ تفلُّتًا من الإبلِ في عقلِها»
“Mbani lidhje të vazhdueshme me këtë Kuran, sepse, për Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, ai ikën më shpejt nga zemra sesa devetë nga litarët e tyre.” (Buhariu).
Frytet e vazhdimësisë në adhurim
- Vazhdimësia është cilësi e engjëjve të dëlirë.
Allahu i Lartësuar thotë:
[ يُسَبِّحُونَ اللَّيْلَ وَالنَّهَارَ لَا يَفْتُرُونَ ] – (الأنبياء: 20)
“Ata e madhërojnë Atë ditë e natë, pa u lodhur kurrë.”
Dhe gjithashtu:
[ فَإِنِ اسْتَكْبَرُوا فَالَّذِينَ عِندَ رَبِّكَ يُسَبِّحُونَ لَهُ بِاللَّيْلِ وَالنَّهَارِ وَهُمْ لَا يَسْأَمُونَ ] – (فصلت: 38)
“Nëse ata (njerëzit) krekosen, ata që janë pranë Zotit tënd e madhërojnë Atë ditë e natë, pa u lodhur.”
- Vazhdimësia është një nga kuptimet e drejtësisë dhe qëndrueshmërisë në fe.
Në një hadith të saktë transmetuar nga Muslimi, Sufjan ibën Abdullah tha:
«قُلتُ: يا رسولَ اللهِ، قُلْ لي في الإسلامِ قولًا لا أسألُ عنه أحدًا غيرَك. قالَ: قُلْ آمنتُ باللهِ، ثم استقِمْ»
“I thashë: O i Dërguar i Allahut, më thuaj një fjalë në Islam që të mos kem nevojë të pyes tjetër.
Ai tha: Thuaj: ‘Besova në Allahun’, pastaj qëndro besnikërisht në këtë fjali.” (Muslimi).
- Vazhdimësia është shenjë e pranimit të veprës.
Allahu i Lartësuar thotë:
[ فَأَمَّا مَنْ أَعْطَى وَاتَّقَى * وَصَدَّقَ بِالْحُسْنَى * فَسَنُيَسِّرُهُ لِلْيُسْرَى ] – (الليل: 5–7)
“Sa për atë që jep dhe ruhet (nga mëkati), dhe beson në shpërblimin më të lartë — Ne do t’ia lehtësojmë rrugën e të mirës.”
Po ashtu Ai thotë:
[ وَالَّذِينَ يُؤْتُونَ مَا آتَوا وَقُلُوبُهُمْ وَجِلَةٌ ] – (المؤمنون: 60)
“Ata që japin atë që japin, ndërsa zemrat e tyre dridhen (nga frika e mospranimit).”
Pejgamberi ﷺ e sqaroi këtë duke thënë:
«هُمُ الَّذِينَ يَصُومُونَ وَيُصَلُّونَ وَيَتَصَدَّقُونَ وَهُمْ يَخَافُونَ أَلَّا يُقْبَلَ مِنْهُمْ»
“Janë ata që agjërojnë, falen dhe japin lëmoshë, por frikësohen se mos nuk u pranohet. Këta janë ata që nxitohen në vepra të mira.” (sahih, Tirmidhiu, Ibën Maxhe),
- Vazhdimësia është shenjë e dashurisë së Allahut ndaj robit të Tij.
Në një hadith të saktë nga Aishja, radijallahu anha, thuhet:
«سَدِّدوا وَقارِبوا، وَاعلَموا أَنَّهُ لَن يُدخِلَ أَحدَكُم عَملُهُ الجَنَّةَ، وَأَنَّ أَحَبَّ الأَعمالِ إِلى اللهِ أَدْوَمُها وَإِنْ قَلَّ»
“Bëni më të mirën që mundeni dhe afrohuni maksimumit; dijeni se askënd nuk e fut në Xhennet vetëm vepra e tij dhe se veprat më të dashura për Allahun janë ato që bëhen vazhdimisht edhe nëse janë ato të pakta.” (Buhariu).
Në një transmetim tjetër, kur e pyetën se cilat janë veprat më të dashura për Allahun, ai ﷺ tha:
«أدْوَمُها وإنْ قَلَّ»
“Ato që janë të vazhdueshme edhe nëse janë të pakta.”
Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, tha:
“Ky hadith nxit që të vazhdojmë në vepra të mira, edhe nëse janë të pakta, sepse pak e vazhdueshme është më e vlefshme se shumë e ndërprerë; dhe kjo, sepse me vazhdimësinë e pakës, vazhdon edhe lidhja me adhurimin.”
- Vazhdimësia siguron shpërblim edhe kur robi nuk është në gjendje ta kryejë veprën.
Aishja, radijallahu anha, transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë:
«ما من امرئٍ تكونُ له صلاةٌ بليلٍ فغلبَهُ عليها نومٌ إلّا كتبَ اللهُ له أجرَ صلاتهِ، وكانَ نومُهُ صدقةً عليهِ»
“Kush e ka zakon namazin e natës, por e kap gjumi pa qëllim, Allahu ia shkruan shpërblimin sikur ta ketë falur, dhe gjumi i tij bëhet bamirësi për të.” (Sahih, Ebu Davudi, Nesaiu, Ahmedi).
Po ashtu, në Sahihun e Buhariut transmetohet nga Ebu Musa رضي الله عنه:
«إذا مرضَ العبدُ أو سافرَ كُتِبَ له مثلُ ما كان يعملُ صحيحًا مقيمًا»
“Kur robi sëmuret ose udhëton, atij i shkruhet shpërblimi i njëjtë si kur ishte shëndoshë dhe në vendin e tij.” (Buhariu).
- Vazhdimësia është ndër shkaqet që sigurojnë një fund të mirë.
Sepse njeriu vdes sipas asaj në të cilën jeton.
Ai që ka jetuar me adhurim do të mbyllë jetën me të.
Prandaj, ruajtja e veprave të mira është garanci për një përfundim të lumtur në Ditën e Gjykimit.
Si të arrijmë vazhdimësinë në adhurim
Vazhdimësia në vepra të mira nuk është fryt i rastësisë; ajo është dhuratë nga Allahu për ata që kërkojnë ndihmën e Tij, përpiqen dhe ruajnë sinqeritetin. Për ta arritur këtë virtyt, argumentet fetare edhe sqarimet e dijetarëve na kanë udhëzuar në disa rrugë të qarta:
- Kërkimi i ndihmës nga Allahu përmes lutjes dhe përulësisë
Allahu i Madhëruar thotë:
[ رَبَّنَا لَا تُزِغْ قُلُوبَنَا بَعْدَ إِذْ هَدَيْتَنَا وَهَبْ لَنَا مِنْ لَدُنْكَ رَحْمَةً ۚ إِنَّكَ أَنْتَ الْوَهَّابُ ] – (آل عمران: 8)
“Zoti ynë! Mos i shmang zemrat tona pasi na ke udhëzuar dhe dhuro na mëshirë prej Teje; vërtet Ti je Dhuruesi i Madh.”
Në lutjet e Pejgamberit ﷺ gjendet gjithashtu kjo thënie madhështore:
«اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ الثَّبَاتَ فِي الأَمْرِ، وَالْعَزِيمَةَ عَلَى الرُّشْدِ»
“O Allah, të kërkoj qëndrueshmëri në çështjet e fesë dhe vendosmëri në rrugën e drejtë.” (Sahih, Taberaniu, Hakimi, etj).
Pejgamberi ﷺ shpesh përsëriste edhe këtë lutje:
«يَا مُقَلِّبَ الْقُلُوبِ، ثَبِّتْ قَلْبِي عَلَى دِينِكَ»
“O Ti që i rrotullon zemrat, bëje zemrën time të qëndrueshme në fenë Tënde.” (Sahih, Ahmedi).
Dhe ai ﷺ thoshte gjithashtu:
«سَلُوا اللهَ أَنْ يُجَدِّدَ الإِيمَانَ فِي قُلُوبِكُمْ»
“Kërkoni prej Allahut që ta ripërtërijë besimin në zemrat tuaja.” (Hasen, Taberaniu, Hakimi e tjerë).
Po ashtu kërkonte strehim te Allahu duke thënë:
«ونعوذُ بك منَ الحَورِ بعدَ الكَورِ»
“Dhe kërkojmë mbrojtjen Tënde nga kthimi pas (devijimi), pasi kemi kemi ecur përpara (në udhëzim).” (Sahih, Tirmidhiu).
- Maturia në adhurim
Vazhdimësia nuk arrihet me teprim, por me qëndrueshmëri dhe maturi.
Pejgamberi ﷺ ka thënë:
«عَلَيْكُمْ مِنَ الْعَمَلِ مَا تُطِيقُونَ»
“Kryeni nga veprat aq sa mundeni.” (Muslimi).
Kjo tregon se vazhdimësia nuk kërkon sforcim të tepruar, por një ritëm të arsyeshëm e të përhershëm.
Ti nuk mund të jesh çdo ditë në nivelin shpirtëror të muajit Ramazan, por mund të ruash një lidhje të qëndrueshme me veprat e mira — edhe nëse janë në sasi të vogla — sepse, siç ka thënë Pejgamberi ﷺ: «أدومه وإن قلّ»
“Më e dashura për Allahun është ajo që vazhdon, edhe nëse është e pakët.”
Ndaj, ruaje vazhdimësinë në:
- Namazin farz dhe sunetet e tij,
- Namazin e vitrit,
- Leximin e përditshëm të Kuranit, qoftë edhe një faqe,
- Sadaka, qoftë edhe një herë në javë ose muaj,
- Agjërimin vullnetar, p.sh. tre ditë çdo muaj,
- Dhikrin e mëngjesit dhe të mbrëmjes,
- Lutjet për prindërit dhe kalimin e një kohe të rregullt me ta, sado e shkurtër të jetë ajo kohë.
- Frika nga një përfundim i keq (سوء الخاتمة)
Në “Silsiletu’s-Sahihah”, transmetohet hadithi i saktë nga Enes ibën Malik, radijallahu anhu, se Pejgamberi ﷺ ka thënë:
«لا تُعْجَبُوا بِعَمَلِ أَحَدٍ حَتَّى تَنْظُرُوا بِمَا يُخْتَمُ لَهُ… وَإِذَا أَرَادَ اللَّهُ بِعَبْدٍ خَيْرًا اسْتَعْمَلَهُ قَبْلَ مَوْتِهِ، فَيُوَفِّقُهُ لِعَمَلٍ صَالِحٍ، ثُمَّ يَقْبِضُهُ عَلَيْهِ»
“Mos u mahnitni nga veprat e askujt derisa të shihni me çfarë do të përfundojë.
Ka prej njerëzve që bëjnë vepra të mira për një kohë të gjatë, e pastaj i braktisin ato dhe mbarojnë me punë të këqija.
E ka të tjerë që kanë bërë mëkate për një periudhë, e më pas pendohen dhe bëjnë vepra të mira.
Kur Allahu ia dëshiron të mirën një robi të Tij, e udhëzon që para vdekjes të kryejë një vepër të mirë dhe ia merr jetën atij në atë gjendje.”
Sa shumë janë ata që kanë filluar me zell, por janë dobësuar më pas!
Prandaj, ajo që ka rëndësi nuk është fillimi, por fundi — sepse “vlerësimi bëhet sipas përfundimit”.
- Largimi nga shkaqet e pakujdesisë dhe shpërqendrimit
Pejgamberi ﷺ ka thënë:
«مَن قَامَ بِعَشْرِ آيَاتٍ لَمْ يُكْتَبْ مِنَ الْغَافِلِينَ»
“Kush qëndron në namaz duke lexuar dhjetë ajete, nuk shkruhet prej të pakujdesshmëve.” (Hasen, Ebu Davudi).
Dhe gjithashtu:
«من ترك ثلاث جُمعٍ من غير عذر طبع الله على قلبه»
“Kush i lë tri xhumaja radhazi pa arsye, Allahu i vulos zemrën.” (Sahih, Ahmedi).
Pra, kujdesi shpirtëror i përditshëm është mburoja më e fortë kundër harresës dhe përtacisë.
- Shoqërimi me njerëzit e qëndrueshëm dhe të përkushtuar
Allahu i Madhëruar thotë:
[ وَاصْبِرْ نَفْسَكَ مَعَ الَّذِينَ يَدْعُونَ رَبَّهُمْ بِالْغَدَاةِ وَالْعَشِيِّ يُرِيدُونَ وَجْهَهُ ۖ وَلَا تَعْدُ عَيْنَاكَ عَنْهُمْ تُرِيدُ زِينَةَ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا ] – (الكهف: 28)
“Rri me ata që i luten Zotit të tyre në mëngjes dhe në mbrëmje, duke kërkuar fytyrën e Tij (pëlqimin e Tij), dhe mos i largo sytë prej tyre duke dëshiruar shkëlqimin e kësaj bote.”
Shoqëria e mirë është një nga shtyllat më të forta të qëndrueshmërisë.
Njeriu ndikohet nga ata që e rrethojnë, dhe shpirti gjallërohet në mesin e atyre që përkujtojnë Allahun.
- Leximi i ndodhive nga jeta e të parëve tanë të devotshëm (es-selefus-salih)
Shembujt e sahabëve dhe tabi’inëve janë shkolla e vërtetë e qëndrueshmërisë.
- Ali ibën Ebi Talib, radijallahu anhu, dha shembullin në këtë drejtim, kur Pejgamberi ﷺ i mësoi këtë dhikër:
«إِذَا أَخَذْتُم مَضَاجِعَكُم فَسَبِّحَا ثَلاثًا وَثَلاثِينَ، وَاحْمَدَا ثَلاثًا وَثَلاثِينَ، وَكَبِّرَا أَرْبَعًا وَثَلاثِينَ، فَهُوَ خَيْرٌ لَكُمَا مِنْ خَادِمٍ»
“Kur të shkoni për të fjetur, thoni: SubhanAllah 33 herë, Elhamdulilah 33 herë dhe Allahu Ekber 34 herë — kjo është më e mirë për ju se të keni një shërbëtor.”
Aliu, radijallahu anhu, tha:
“Që kur e dëgjova këtë nga i Dërguari i Allahut ﷺ, nuk e kam lënë kurrë, përveç natës së betejës së Siffinit.” (Buhariu).
- Abdullah ibën Umer, radijallahu anhu, ështëe shembulli tjetër.
Pejgamberi ﷺ ka thënë për të:
«نِعْمَ الرَّجُلُ عَبْدُ اللهِ، لَوْ كَانَ يُصَلِّي مِنَ اللَّيْلِ»
“Sa burrë i mrekullueshëm është Abdullahu, sikur të falej edhe natën!” (Buhariu).
Pas kësaj, ai nuk e la namazin e natës deri në fund të jetës së tij.
- Kur Abdullah Ibën Umeri dëgjoi duan e hapjes së namazit (duau’l-istiftah) nga Pejgamberi, ﷺ, tha:
“Që nga ajo ditë nuk e kam lënë kurrë.”
- Said ibën el-Musejjeb (rahimehullah), imami i tabiinëve, dha shembull në këtë drjetim i cili nuk e kishte humbur kurrë tekbirin e parë (të hyrjes në namaz me imamin) për 40 vjet me radhë!
Këta janë modeli i vërtetë i vazhdimësisë — përkushtim i thellë, pa ndërprerje, i ushqyer me dashuri ndaj Allahut.
Sqarim për një çështje që mund të ngrejë dyshim
Aishja, radijallahu anha, transmeton:
“U pyet Pejgamberi ﷺ:
أيُّ الأعمالِ أحبُّ إلى اللهِ؟
Tha: ‘Ato që janë më të qëndrueshme, edhe nëse janë të pakta’.
Dhe tha: ‘Merrni përspipër aq sa mundeni nga veprat’.(Buhariu, nr. 6465)
A ka kundërshti mes përpjekjes dhe lehtësisë në adhurim?
Në pamje të parë, dikush mund të mendojë se ka kundërshtim midis hadithit që thotë:
“Merruni me aq sa mundeni”
dhe hadithit tjetër që thotë:
“Veprat më të dashura për Allahun janë ato të vazhdueshmet, edhe nëse janë të pakta.”
Por dijetarët e mëdhenj e kanë sqaruar se këto hadithe, përkundrazi, plotësojnë njëra-tjetrën.
Shpjegimi i Ibën Haxherit, Allahu e mëshiroftë!
Imam Ibën Haxher el-Askalani, në veprën e tij madhështore “Fet’h el-Bari”, ka thënë:
“Fjalët (ما تطيقون) – ‘aq sa mundeni’ – do të thotë sipas masës së forcës suaj.
Përmbledhtas, Pejgamberi ﷺ ka urdhëruar për përpjekje në adhurim, për ta çuar atë sa më lart, por me kufi të arsyeshëm, që të mos sjellë lodhje dhe neveri që çojnë në braktisje.” (Fet’h el-Bari, 11/299).
Pra, vazhdimësia kërkon një ritëm të përballueshëm.
Vepra që sforcon trupin deri në rraskapitje e shpirtin deri në mërzi, nuk është e dashur për Allahun, sepse ajo prish vazhdimësinë, e cila është qëllimi.
Fjalët e Shejh’ul-Islam Ibën Tejmijes, Allahu e mëshiroftë
Shejh’ul-Islam Ibën Tejmije, në “Mexhmu el-Fetava”, ka sqaruar:
“Adhurimi i ligjshëm dhe i dashur për Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ është ai që është i matur dhe i ekuilibruar (الاقتصاد في العبادة).”
Ai vazhdon:
“Kur një vepër adhurimi i shkakton njeriut dëm që e pengon nga një detyrim më të dobishëm se ai, atëherë ai adhurim bëhet i ndaluar.
Për shembull: nëse dikush agjëron (vulnetarisht) aq shumë sa dobësohet për të siguruar jetesën e tij hallall, ose i pengon nga mësimi dhe kuptimi i detyrueshëm i fesë, apo nga pjesëmarrja në xhihad, atëherë ky agjërim është i ndaluar.
Po ashtu, nëse dikush jep gjithë pasurinë e tij në bamirësi, pastaj pret ndihmë nga njerëzit, kjo nuk është e pëlqyer.”
Ai përfundon:
“Nëse një adhurim e dobëson njeriun nga ajo që është më e vlefshme, apo e çon drejt veprave të papëlqyera, atëherë ai bëhet i papëlqyer (mekruh).”
(Mexhmu el-Fetava, 25/272)
Përfundim
Kështu, vazhdimësia e qëndrueshme, me maturi dhe sinqeritet, është ajo që i jep veprës jetë dhe e lidh zemrën me Allahun.
Nuk është numri i orëve apo intensiteti i përkohshëm ai që peshon në peshoren hyjnore, por përkushtimi i vazhdueshëm, që i ngjan rrjedhës së një burimi të qetë që nuk thahet kurrë.
Lutje dhe përmbyllje
Ne i lutemi Allahut të Madhëruar:
“O Allah, na bëj prej atyre që janë të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm në adhurimet e tyre, dhe na ndihmo të të përmendim, të të falënderojmë dhe të të adhurojmë në mënyrën më të bukur.”
Paqe, mëshirë dhe bekime mbi ju.
Dr. Khawla al-‘Abudi
E shtunë, 10 Xhumade el-Ula, 1447 H
Përshtati: Bekir Halimi
