18.6 C
Pristina
Monday, May 27, 2024

E frikshme – Rrëshqet kodra mbi fshat në Zvicër, zhduken 8 udhëtarë dhe alpinistë

Më të lexuarat

Rrëshqitje masive dherash janë regjistruar gjatë ditës së djeshme në fshatin Bondo afër Bergell-it të Kantonit Graubünden.

E gjithë kodra e fshatit ka rrëshqitur poshtë.  Mediat zvicerane flasin për 8 persona të zhdukur, të cilët dyshohet se janë ngujuar ose zënë poshtë nga gurët e kodrës së rrëshqitur.

6 nga këta 8 persona që mendohet se kanë qenë në vendin e ngjarjes gjatë kohës së rrëshqitjes së dheut, janë denoncuar nga familjarët e tyre si të humbur, bën të ditur Policia e Kantonit Graubünden.

Ajo njofton se aktualisht specialistët e shpëtimit po fluturojnë mbi zonën e prekur.

Kërkimi është në vazhdim për grupin e zhdukurit. Ndër ta, dy janë zviceranë, dy austriakë dhe katër gjermanë.

“Këta janë alpinistë dhe udhëtarët që udhëtojnë në çifte”, thotë policia.

Falë alarmit që ishte instaluar pas goditjes së madhe të vitit 2012 në të njëjtin rajon, qindra njerëz u evakuan nga Bondo, një fshat në rajonin Graubunden të juglindjes të Zvicrës.

Disa objekte u shkatërruan nga gurët.

Rrëshqitja e dheut ndodhi të mërkurën në orën 09:30. Një masë shkëmbore ra nga Piz Cengalo në një luginë pas fshatit të vogël Bondo, në kantonin e Graubünden, pranë kufirit italian.

100 banorët e evakuuar të Bondo nuk lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre deri të paktën të premten.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit