Saul Takahashi, një ish-zyrtar i OKB-së beson se Izraeli nuk i përmbush kriteret e një shteti që është i gatshëm dhe i aftë të përmbushë detyrimet e një shteti anëtar të OKB-së.
Dy vjet pas fillimit të fushatës gjenocidale të Izraelit në Rripin e Gazës, e cila ka vrarë dhjetëra mijëra palestinezë dhe e ka shndërruar enklavën e rrethuar në rrënoja, studiuesit e së drejtës ndërkombëtare, ekspertët e të drejtave të njeriut dhe ish-zyrtarët e OKB-së po bëjnë thirrje gjithnjë e më shumë për largimin ose pezullimin e Izraelit nga OKB-ja.
Ndërsa ekspertët pranojnë se përjashtimi i Izraelit mbetet i pamundur për shkak të fuqisë së vetos së SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, shumë argumentojnë se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka autoritetin për të pezulluar pjesëmarrjen e Izraelit, ashtu siç bëri me Afrikën e Jugut në vitin 1974 për shkak të aparteidit.
Saul Takahashi, një ish-zyrtar i OKB-së beson se Izraeli nuk i përmbush kriteret e një shteti që është i gatshëm dhe i aftë të përmbushë detyrimet e një shteti anëtar të OKB-së.
“Izraeli e ka treguar veten vazhdimisht, veçanërisht gjatë dy viteve të fundit, se është një shtet mashtrues”, tha për Anadolu, Takahashi, një ish-zëvendësdrejtor i Zyrës së agjencisë së OKB-së për të drejtat e njeriut në Palestinën e pushtuar.
Pse ekspertët thonë se Izraeli duhet të largohet
Studiuesit ligjorë argumentojnë se sjellja e Izraelit, duke filluar nga gjenocidi i vazhdueshëm dhe krimet e luftës në Rripin e Gazës deri te kundërshtimi i vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) dhe sulmet e drejtpërdrejta ndaj personelit të OKB-së, e bën atë të papërshtatshëm për të mbetur një shtet anëtar i OKB-së.
Profesoresha e drejtësisë, Maryam Jamshidi tha se opinioni këshillimor i GJND-së i vitit 2024 mbi Territoret e Pushtuara Palestineze tregon se si qeveria izraelite është njëkohësisht e paligjshme dhe jo përfaqësuese. “Siç arriti në përfundimin Gjykata, Izraeli po pushton në mënyrë të paligjshme territorin që i përket popullit palestinez dhe ka shkelur vazhdimisht të drejtën e tyre për vetëvendosje”, tha Jamshidi.
Ajo shtoi se Izraeli vazhdon të sfidojë rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që ndalojnë aneksimin e territorit të pushtuar dhe dënojnë zgjerimin e vendbanimeve.
“Shkeljet nga qeveria izraelite të urdhrave të masave të përkohshme të GJND-së në rastin e gjenocidit së bashku me shumë opinione ekspertësh që arrijnë në përfundimin se Izraeli po kryen gjenocid kundër popullit palestinez në Gaza janë prova edhe më dënuese në mbështetje të largimit të Izraelit”, tha Jamshidi, një profesoreshë e asociuar e drejtësisë në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Colorado-s.
“Në fund të fundit, është e vështirë të mendosh për një shkelje më të hapur dhe të egër të së drejtës së një populli për vetëvendosje sesa veprimet që synojnë shfarosjen e tyre si grup”, shtoi ajo.
Takahashi, një bashkëpunëtor i lartë në Qendrën “Hashim Sani” të Studimeve të Palestinës në Universitetin e Malajas, tha se Izraeli ka treguar sfidë të plotë ndaj autoritetit të OKB-së, duke sulmuar misionin e OKB-së në kufirin me Libanin dhe duke miratuar pothuajse një ligj që e përcakton UNRWA-në si një organizatë terroriste, duke e dëbuar atë nga Bregu Perëndimor”.
“Unë besoj se e vetmja mënyrë legjitime në këtë pikë për ta bërë këtë është të përjashtohet Izraeli nga organizata”, shtoi ai.
/Trt shqip/
