19.4 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Dogana me shpenzime të arsyeshme

Më të lexuarat

Dogana e Kosovës, e cila arkëton të hyrat e shtetit, duket të jetë treguar mjaft kursimtare sa i përket shpenzimit të buxhetit të shtetit.

Në një raport të publikuar në faqen zyrtare të Doganës,thuhet se gjatë vitit që lam pas vetëm për paga e mëditje janë shpenzuar 5 milionë e 247 mijë e 274 euro, shkruan Indeksonline.

Për mallra e shërbime duket të jenë shpenzuar më pak. 1 milion e 912 mijë e 784 euro. Ndërsa për shpenzime kapitale janë plot 344 mijë e960 euro.

Në total Dogana ka shpenzuar 7 milionë e597 mijë e 250 euro.

Për Doganën këto shpenzime janë në nivel.

“Edhe pse me një buxhet për 6% më të vogël ne kemi arritur që përmes menaxhimit të mirë dhe ri-strukturimit t’i mbajmë shpenzimet në nivelet minimale pa e rrezikuar performancën e organizatës”./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit