11 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Propozimet për ndryshime kushtetuese tani ndodhen në Kuvend

Më të lexuarat

Propozimi për ndryshime kushtetuese mbi të cilin kanë rënë dakord Partia në pushtet AK dhe Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) iu paraqit Kryeparlamentarit Ismail Kahraman me 316 nënshkrime të deputetëve të Partisë AK.

Propozimet për ndryshime kushtetuese tani ndodhen në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë.

Propozimi për ndryshime kushtetuese mbi të cilin kanë rënë dakord Partia në pushtet AK dhe Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) iu paraqit Kryeparlamentarit Ismail Kahraman me 316 nënshkrime të deputetëve të Partisë AK.

Kryeparlamentari Ismail Kahraman nënshkroi propozimin në fjalë dhe i dorëzoi sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Ali Kumbuzollu (Ali Kumbuzoğlu).

Propozimi për ndryshime kushtetuese përbëhet prej 21 pikave.

Në propozim për presidentin thuhet se është “Kreu i shtetit”.

Numri i deputetëve do të dalë në 600, ndërsa mosha e të drejtës për tu zgjedhur ulet në 18-vjeç.

Në propozimin për ndryshime kushtetuese i bëhen rregullime detyrave dhe autorizimeve të Presidentit.

Presidenti perceptohet si kreu i shtetit dhe ekzekutivit.

Në mesin e përgjegjësive të Presidentit ndodhen këto detyra: Përfaqësimi i komandantit të Forcave të Armatosura të Turqisë, emërimi i zëvendëspresidentëve dhe ministrave dhe shkarkimin e tyre nga detyra, emërimin dhe shkarkimin nga detyra të udhëheqësve të lartë publik, dërgimi i përfaqësuesve në shtetet e jashtme dhe propozimi i ligjit të buxhetit.

Presidenti do të ketë një apo më shumë zëvendës, ndërkaq ata dhe ministrat do të jenë përgjegjës përball presidentit.

Në propozim për ndryshime kushtetuese është përfshirë edhe shprehja “Dekreti Presidencial”.

Presidenti në lidhje me çështjet e ekzekutivit do të mund të publikoj dekret presidencial. Me këtë dekret nuk do të mund të rregullohen të drejtat themelore, të drejtat dhe detyrat e personave me të drejtat dhe detyrat politike.

Çështja e “Gjykatës së Lartë”, e cila u negociua për një kohë të gjatë mes Partisë AK dhe MHP, është rregulluar në këtë propozim.

Sipas kësaj me anë të rekomandimit të shumicës absolute të deputetëve do të mund të kërkohet hapja e hetimeve ndaj presidentit, ndërsa hetimet do të mund të fillojnë me marrjen e 3 nga 5 votave.

Me anë të 2/3 të votave do të mund të merret vendimi për dërgimin në Gjykatën e Lartë.

Në këtë rast nëse numri i deputetëve del në 600, atëherë për të dërguar në Gjykatën e Lartë do të nevojiten 400 vota.

Me anë të këtij propozimi do të bëhen edhe ndryshime të rëndësishme në lidhje me deputetët. Numri i deputetëve nga 550 do të dalë në 600, mosha për të fituar të drejtën për tu zgjedhur do të ulet në 18-vjeç, zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të mbahen njëherë në 5 vjet në të njëjtën kohë, do të ketë deputet rezervë, deputetët mandati i të cilëve ka skaduar do të mund të rizgjidhen.

Ndërkaq në propozimin për ndryshime kushtetuese janë paraparë ndryshime edhe në lidhje gjyqësorin.

Shprehjes së pavarësisë së gjyqësorit do ti shtohet edhe shprehja e paanshme, do të anulohet gjyqësori ushtarak, në këshillin e sigurisë kombëtare nuk do të marr pjesë komandanti i xhandarmerisë, në gjykatën kushtetuese nuk do të marrin pjesë anëtarët e gjyqësorit ushtarak, numri i anëtarëve të gjykatës kushtetuese nga 17 do të ulet në 15, gjysma e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve do të emërohet nga ana e Presidentit e gjysma tjetër nga ana e Kuvendit.

Ndërkaq shprehjet si Këshilli i Ministrave, drafti, interpelanca do të hiqen nga kushtetuta.

Sipas nenit të përkohshëm të propozimit në vitin 2019 do të mbahen bashkërisht edhe zgjedhjet presidenciale edhe ato parlamentare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit