22.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Doda: Lajm i mirë, ndaluam martesat gay!

Më të lexuarat

Deputetja e PDIU Mesila Doda ka shkruar sot në rrjetete sociale për një lajm i mirë dhe që ta të bëjë me ndryshimin që i ka bërë komisioni i reformës në drejtësi një neni të projekt-kushtetutës së re.

“Lajm i mire. Me kerkesen e PDIU dhe këmbënguljen tone te parreshtur sot u shfuqizua nga Komisioni i Posaçëm i Reformës ndryshimi Kushtetues që i hapte rrugën legalizimit të martesave gay. Kjo do të thotë se së bashku arritëm të ndalonim një ndryshim që mund të sillte një strukturë tjetër sociale, larg modelit të familjes natyrale e tradicionale. Falenderoj me kete rast gjithë kolegët tanë deputetë që u bashkuan në kauzën Pro Familjes Natyrale, krerët e religjioneve dhe besimtaret, familjaret, të rinjtë e të rejat që konsiderojnë modelin tonë familjar atë burrë-grua dhe që përkrahën këtë vizion të shëndetshëm të shoqërisë sonë”, shkruan Doda.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit