1. Nuk ka dallim mes “El Zhëiz” dhe “El Halal” në terminologjinë e fukahave. Nëse thonë: “Hadha halal – Kjo është e hallall (lejuar)” ajo është me (te njëjtin) kuptim “Hadha Xhëiz – Kjo është e lejuar”.
2. Kur personi futet (lidhet) në namaz dhe imami gjendet në ruku, ai e ka për detyrë që të thotë tekbirin e ihramit (Allahu ekber) duke qenë në këmbë. E pastaj nëse dëshiron thotë tekbirin që thuhet kur shkon për në ruku e nëse do nuk e thotë. Në këtë situatë tekbri që thuhet kur shkon në ruku është mustehab. Kështu kanë thënë dijetarët (Allahu e mëshiroftë!).
3. Fjala e saktë tek mua është se prekja e organit gjenital nuk eprish abdesin. Përveç rastit kur prekja bëhet me epsh, në këtë rast abdesi prishet. Nëse prekja bëhet nga dikush tjetër edhe në këtë rast themi të njëjtën gjë (nuk e prish abdesin). Nisur nga kjo kur gruaja pastron fëmijën e saj dhe prek organin e fëmijës, abdesi i saj nuk prishet.
4. Nëse gruaja pastrohet para perëndimit të diellit sa koha e arritjes së një rekati ajo ka për detyrë të falë vetëm namazin e ikindisë (dhe jo të drekës). Ngase kjo (koha e ikindisë) është koha në të cilën ajo u pastrua. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Kush arrin një rekat nga namazi i ikindisë para se të perëndojë dielli ai e ka arritur namazin e ikindisë.” E nuk tha: “Duhet të fal dhe namazin e drekës.”
Vijon…
Përktheu: Unejs Sheme
