10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Disa qëndrime, sjellje, dhe tipare, të shqiptarit musliman pa krenari – Nga Rilind Dauti !

Më të lexuarat



Disa qëndrime, sjellje, dhe tipare, të shqiptarit musliman pa krenari:

-Si papagall e përsërit atë citatin e Luigj Gurakuqit për fanatikët muslimanë të Tetovës dhe Shkupit që e paskan penguar shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa fare nuk i përmend malsorët katolikë që iu bashkuan Malit të Zi dhe Serbisë në sulmin gjenocidal ndaj Shqipërisë.

-E përmend vazhdimisht rebelimin e Haxhi Qamilit dhe “frymën haxhiqamiliste”, por aspak s’e përmend rebelimin separatist të katolikëve mirditorë me mbështetjen e Beogradit.

-I pengon kryerja e Umres dhe Haxhit nga politikanët muslimanë shqiptarë, por nuk i pengon kur politikanët shqiptarë i nënshtrohen Papës së Vatikanit që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

-Ka siklet nga marrëdhëniet e mira me shtetet arabe të cilat qysh në fillim e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por zemra i bëhet mal nga ndonjë kontakt nënshtrues dhe i padobishëm me Izraelin që deri vonë nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, deri sa më në fund e njohu me një kusht joparimor.

-Aq shumë ka frikë që shtetet perëndimore mos po e “zbulojnë” që jemi popull me shumicë muslimane saqë i pengojnë qendrat islame të shqiptarëve në diasporë ku fëmijëve u mësohet gjuha shqipe dhe kultivohet nacionalizmi shqiptar.

-Ia vret veshin kur dy të tjerë privatisht përshëndeten me “selam alejkum”, ndërsa nuk i pengon që mediat me licencë kombëtare e kanë bastardizuar gjuhën shqipe jo vetëm me fjalë të huaja pa nevojë por edhe me çoroditje gramatikore.

-Gojën e ka helm për muslimanët praktikantë që flasin shqip dhe janë shqiptarë krenarë, ndërsa ka simpati për arvanitët që janë më antishqiptarë se grekët dhe për ish-shqiptarët ortodoksë të Rekës që s’duan të dëgjojnë për identitetin shqiptar.

-Në vend se ta lavdërojë që devotshmëria ndaj Zotit ka mbizotëruar ndaj dëshirës për profit material, i bën anti-reklamë bizneseve me pronarë muslimanë të cilat nuk ofrojnë alkool.

-Është musliman që më shumë i pengojnë xhamitë që shfrytëzohen në maksimum sesa kryqet provokative dhe kishat e zbrazura që nuk shfrytëzohen për rituale fetare por për shënim të territorit.

-Është musliman që xhamive shumëshekullore nuk ua njeh vlerën qoftë dhe vetëm si objekte me rëndësi arkitektonike dhe historike.

-Është musliman që në rrjetet sociale më shumë shpreh kënaqësi për atmosferën e festave krishtere të fundvitit sesa për Bajramin, ndërsa Ramazanin as që e bën hesap.

-Është musliman që më shumë të holla shpenzon për festat krishtere të fundvitit sesa që shpenzon për Bajram.

-Është musliman që i pengon mungesa e zbukurimeve publike për festat krishtere të fundvitit dhe për këtë bën propagandë për prapambeturi apo fanatizëm, por nuk i pengon mungesa e zbukurimeve publike për Ramazan dhe Bajram në vendbanime me shumicë muslimane.

Gjithkund ka besimtarë jopraktikantë, minimal, dhe laikë, por askund kaq pa krenari sa të tillët në mesin e shqiptarëve muslimanë!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit