23.6 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Disa momente meditimi me ajetet që tregojnë për ngadhënjimin e besimtarëve…

Më të lexuarat

Allahu thotë:
وَمَنْ يَتَوَلَّ اللَّهَ وَرَسُولَهُ وَالَّذِينَ آمَنُوا فَإِنَّ حِزْبَ اللَّهِ هُمُ الْغَالِبُونَ
“E kush ka mik Allahun, të Dërguarin e Tij dhe besimtarët, (ta dijë se) s’ka dyshim se pala e Allahut është ngadhënjyese.” [Maide: 56]
Atyre u takon përfundimi i mirë në dynja dhe ahiret, sikurse thotë Allahu i Lartësuar në një ajet tjetër:

وَلَقَدْ سَبَقَتْ كَلِمَتُنَا لِعِبَادِنَا الْمُرْسَلِينَ إِنَّهُمْ لَهُمُ الْمَنْصُورُونَ وَإِنَّ جُنْدَنَا لَهُمُ الْغَالِبُونَ
“Premtimi Ynë u është dhënë më parë robërve Tanë të dërguar, se ata, pa dyshim, do të ndihmohen dhe se ushtria Jonë do të jetë ngadhënjyese.” [Saffat 171 – 173].

Ky është një përgëzim i madh për të gjithë ata që përpiqen sinqerisht të zbatojnë porositë e Allahut, duke u bërë prej të dashurve të Tij.
Ata do të jenë gjithmonë të fituarit, edhe nëse ndonjëherë, me urtësinë e Tij, Allahu i Madhëruar do të lejojë që të sprovohen, duke ua dhënë fitoren armiqve të tyre. Këtë Allahu i Madhëruar e lejon përkohësisht, me urtësinë e Tij, por në përfundim fitorja i takon besimtarëve, miqve e të dashurve të Allahut të Madhëruar.

📚 Tefsiri i Sa’adit -Allahu e mëshiroftë-.

@AdelinaKucana

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit