11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Dinamika i jep jetës kuptim

Më të lexuarat

Nga: Dr Selman Aude

Dinamika i jep jetës kuptim

Jeta është si të ngasësh një biçikletë. Për të ruajtur ekuilibrin dhe për të mos rënë, duhet të jesh në lëvizje të vazhdueshme. Ajnshtajni.
Unë do të shtoja, që kjo lëvizje, duhet të jetë gjithmonë e orientuar para.
Kur nuk punon dhe koha kalon, për ty barazohet dita me natën, mëngjesi me muzgun, ora me minutën… E këtu, pyetja “Përse jetoj” ngul këmbë për të marrë një përgjigje.
Lëvizja i jep kuptim çastit.
Puna dhe studimi, nuk janë vetëm për të fituar jetesën, por për të ndjerë se i përket jetës dhe për ti dhënë rëndësi asaj (jetës) por edhe vetes.
Kur të rrjedhin djersët çurg, ndjen shijen e lumturisë së vërtetë, ndjen nevojën për sadopak pushim dhe i jep kuptim, e çfarë kuptimi, jetës tënde.
Ashtu si dielli që ka lindje dhe perëndim, ashtu duhet të jetë dhe dinamika e njeriut.
Një studim në universitetin e Çikagos, vuri re se të merresh me një punë sado e vogël qoftë dhe sado e lehtë, është diçka shumë pozitive, pasi ul ndjesinë e mërzisë dhe vlerësimit të ulët për veten.
Një universitet tjetër në Shangai, konfirmon faktin se çfarëdo pune, me apo pa shpërblim, ndihmon në  rritjen e nivelit të lumturisë dhe se ata që punojnë në mënyrë konstante, angazhohen me një punë apo qoftë dhe me një hobi, janë më të lumtur se ata që nuk bëjnë asnjë aktivitet fizik.
Studimi vuri re se vullnetarët të cilëve u kërkua të presin pesëmbëdhjetë minuta në këmbë dhe që ata i kaluan duke lëvizur lart e poshtë, ndiheshin në gjendje humori më të mirë se ata që preferuan të mos lëvizin fare. Lëvizja dhe dinamika nuk e lejon njeriun të plogështohet dhe ti dorëzohet dembelizmit. Luani në kafaz, sillet rrotull me bishtin përpjetë. Është një lloj shprehje e dinamikës të brendshme.
Edhe në gjumë, energjia dhe dinamika nuk shuhet. Një njeri dinamik dhe plot energji, herë pas here mund të etiketohet si ujk, apo luan, për ta lëvduar dhe vlerësuar.
Njeriu nuk mund të krahasohet dhe vlerësohet më mirë sesa me punën që bën. Shpërblimi që Zoti na jep për një punë të kryer, është se na bën të aftë për një tjetër punë më të mirë.
Puna dhe aktiviteti e mbron njeriun nga tre gjëra:
1.       Mërzia
2.       Ligësia
3.       Shtrirja e dorës
Kur puna shihet si kënaqësi, jeta mbushet plot dritë dhe lumturi. E kur shihet si barrë, puna shndërrohet në skllavëri. Prandaj, çdo punë që të marrësh në dorë, bëje si të ishte puna e fundit që do të bësh. Sa më shumë të punosh, aq më shumë do të jetosh.
Një njeri i mençur thoshte:”Besimtar më ka bërë fati, por shoh që fati im shtohet, sa më shumë që punoj.”
Konkurrenca e vërtetë është mes asaj që po bën dhe asaj që mund të bësh, ajo është konkurrenca me veten tënde.
Kush punon, sheh rezultatin, kush fle, sheh vetëm ëndrra.
Puna është një shans i vyer i cili të mundëson të eksplorosh veten.
 
Përktheu: Elmaz Fida

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit