7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Dimri ekstrem në SHBA: 800 mijë pa energji elektrike, 20 të vdekur – mijëra fluturime të anuluara

Më të lexuarat

Për shkak të ftohtit arktik që goditi pjesën më të madhe të SHBA-së dje, më shumë se 800 mijë njerëz mbetën pa energji elektrike, të paktën 20 persona vdiqën në aksidente trafiku dhe mijëra u bllokuan për shkak të fluturimeve të anuluara.

Temperaturat jashtëzakonisht të ftohta në vigjiljen më të ftohtë të Krishtlindjeve në histori, kanë vënë shumë presion mbi sistemet energjetike në të gjithë vendin, për shkak të kërkesës së lartë për ngrohje dhe dëmtimit të linjave të furnizimit të shkaktuar nga stuhitë, transmeton Telegrafi.

Këto ndërprerje kanë kthyer përmbys zakonet dhe planet e pushimeve të miliona amerikanëve, gjatë periudhës më të ngarkuar të udhëtimit të vitit. Më shumë se 2,500 fluturime u anuluan të shtunën, pas 5,000 të premten, sipas sistemit të gjurmimit të fluturimeve FlightAware.

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku të shkaktuara nga moti, ndërsa qindra të tjerë kanë mbetur të bllokuar në rrugët me akull dhe borë, raportojnë mediat amerikane.

Minneapolis ishte pika më e ftohtë në SHBA të shtunën, ku u mat temperatura deri minus 21 gradë. Në mëngjesin e Krishtlindjeve, vendi më i ftohtë është Fargo, Dakota e Veriut, në gati minus 30.

Moti do të jetë mesatar nga e marta nga perëndimi në lindje të Amerikës, në malësi dhe në qendër të SHBA-së, por në bregdetin lindor nuk do të ngrohet deri të enjten apo të premten.

Moti ekstrem ka detyruar autoritetet në të gjithë vendin të hapin qendra ngrohjeje në biblioteka dhe stacione policie, për të mbrojtur të pastrehët.

Instituti Shtetëror Meteorologjik, njoftoi se harta e rreziqeve meteorologjike aktuale dhe të ardhshme, ka “paralajmërimet më të shumta për kushtet e dimrit deri më tani”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit