Venezuela… një zonë prej rreth 916 mijë kilometrash, një ushtri e madhe dhe e armatosur dhe një vend me pasuri të mëdha nafte, minerale dhe lumenj.
Në të kundërt, Gaza… vetëm 360 kilometra, një brez i rrethuar, pa thellësi gjeografike dhe pa ndonjë zonë të brendshme për ta mbrojtur atë.
Megjithatë, fuqitë e botës dhe shërbimet e tyre të inteligjencës u mblodhën kundër Gazës dhe nuk arritën te asnjë i burgosur apo një udhëheqës të vetëm të rezistencës.
Është interesante se e njëjta forcë që kreu operacionin për të arrestuar Maduron, zbriti në Han Yunis, ku pësoi një goditje të rëndë nga duart e luftëtarëve palestinezë.
Pastaj vjen një arritje që do të studiohet gjatë: rrjeti i tuneleve të Gazës.
Qyteti i rrethuar ka të gërmuar më shumë se 500 kilometra tunele, në thellësi deri në 30 metra nën tokë, me pajisje primitive dhe inxhinieri jashtëzakonisht komplekse.
Lidhshmëria inteligjente e bën depërtimin e tyre një detyrë pothuajse të pamundur, edhe nëse zbulohet një pjesë.
Çfarë lloj mendjeje e ka bërë këtë?!
Çfarë lloj durimi?
Çfarë lloj vullneti është ky?
Duket se janë njerëz me aftësi e vitalitet që nuk kanë të barabartë në tokë.
Ndaj dhe në Gaza po shkruhet historia, aty po testohet e peshohet ndërgjegja njerëzore, prej aty do lindë një botë tjetër, pasi prej aty do lahen shumë hesape…
