14.1 C
Pristina
Friday, November 8, 2024

Dhjetë deklaratat të Erdoganit që disa turkofob nuk duan ti dëgjojnë!

Më të lexuarat

1. Ne e njohim Holandën dhe holandezët që nga masakra e Srebrenicës. E dimë se si i kanë vrarë atje 8 mijë boshnjakë. Historia e tyre është e errët, e jona e pastër.

2. Nuk ka investim pa rrezik. Kush dëshiron të jetojë pa rreziqe, nuk duhet të blejë as bocë me gaz për kuzhinë.

3. Gjermania po përdor metoda naziste.

4. Holanda është republikë e bananeve.

5. Komuniteti dhe njeriu turk kudo që shkojnë sjellin dashuri, miqësi, qetësi dhe rehati. Urrejtja dhe armiqësia kurrë nuk mund të jenë çështje e jona.

6. Myslimani nuk mund të kryejë gjenocid.

7. Demokracia është vetëm tren, në të cilin ne hipim derisa të arrijmë cakun. Xhamitë janë kazermat tona, minaret bajonetat tona, kupolat janë helmetat tona dhe besimtarët janë ushtarët tanë (duke cituar një poezi me motive fetare të autorit Ziya Gökalp).

8. Kontaktet mes Amerikës Latine dhe Islamit mund të zbulohen deri në shekullin e ’12. 314 vite para Kolombos detarët myslimanë arritën në vitin 1178 në kontinentin amerikan. Vetë Kolomboja përmend një xhami në një kodër në bregdetin e Kubës.

9. Gratë dhe burrat nuk mund të jenë në pozita të njëjta. Kjo është kundër natyrës, sepse natyrat e tyre janë të ndryshme.

10. Ata që vijnë në botën Islame duan naftë, ar dhe diamante, duan fuqi të lirë punonjëse dhe duan ngatërresa dhe grindje. Ata nuk duan që ne të vëmë në dyshim gjërat. Besomëni, ata nuk na duan. Ata duken si miq, por ata duan të na shohin të vdekur, atyre u pëlqen t’i shohin fëmijët tanë duke vdekur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit