4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Dhjetë arsyet e ndjenjës së lodhjes

Më të lexuarat

Shkaku nr.1 :Gjumë i pamjaftueshëm
Kjo gjë ka efekte negative në përqendrim dheshëndet. Për adultet është e nevojshme të paktën 7- 8 orë gjumë cdo natë.
E rëndësishme është vendosja e një programi të rregullt për gjumin.
Një këshillë e thjeshtë,largoni Laptopin,celularin apo televizorin nga dhoma juaj e gjumit.
Nëse këto masa nuk sjellin ndonjë përmirësim atëherë kërkoni ndihmën e mjekut specialist për ndonjë crregullim të gjumit.
Shkaku nr.2 :Apnea e gjumit
Në disa raste, njerëzit mendojnë se flenë mjaftueshëm, por ata nuk janë të vetëdijshëm se disa episode të apnesë kanë shoqëruar gjumin e tyre.
Apnea e gjumit është ndërprerje e shkurtet e procesit të frymëmarrjes gjatë natës.
Edhe pse gjatë këtij episodi dikush mund të zgjohet për disa caste,ai nuk është në dijeni të këtij fenomeni.Si rezultat gjumi është i deprimuar edhe pse koha e kaluar në shtrat është relativisht egjatë.
Prej masave të thjeshta që mund të ndërmirren për të evituar ose të paktënreduktuar episodete apnesë,janë: rënia nëpeshë, lënia e duhanit etj.

Shkaku nr.3 : ”Furnizim|” i pamjaftueshëm
Ngrënia e pakët shkakton lodhje sikurse edhe ngrëniee ushqimeve të papërshtatshme.
E rëndësishme është marrja e një diete tëbalancuar duke plotësuar kërkesat e organizmit për glukozë pasi rënia e nivelit të glukozës në gjak është shkaktuar e ndjenjës së dobësisë apo lodhjes
është i domosdoshem konsumimi i përditshëm i vaktit të mëngjesitsi edheplotësimii nevojave për glukozë e proteina në cdo vakt.
është e pëlqyeshme të konsumohen vakte të vogla të ndërmjetmepër të mbajtur një nivel bazik të energjisë

Shkaku nr.4 : Anemia
është një nga shkaqet më të shpeshtatëdobësisë të gratë. Kjo vjen më së shumti ngahumbja e gjakut menstrual që shkakton një deficit në jonin e hekurit,gjë që sjell një ulje absolute të rruazave të kuqe që shërbejnë për transportin e oksigjenit në inde.
Në të tilla raste është e rëndësishme marrja e hekurit suplementar, konsumimi i ushqimeve të pasurame hekur sikurse mishi, mëlçia,peshk,fasule, drithëratë pasuruara etj.

Shkaku nr.5 : Depresioni
Depresioni nuk është thjesht një crregullim afektiv, por influencon edhe në shumë simptoma fizike, si psh:lodhja,dhimbja ekokës, anoreksia.
Ndjesia e lodhjes dhe gjendjae rënë psikologjike për mbi 2 javëduhet të nxisë për një konsultë me psikologun.

Shkaku nr.6 :Hipotiroidizmi
Tiroideja është një gjendër endokrine mefunksionkontrollin e metabolizmit.
Kur gjendraka nënfuksion,personi do të ndjejë dobësi,lodhjesi edhe do të fillojë të shtojë në peshë.
Nëse nëpërmjet dozimittë hormoneve të tiroides vërehen nivele të ulëta, është inevojshëm zëvendësimi terapeutik i hormoneve.

Shkaku nr.7 : Konsumi i tepruar i kafesë.
Kafeinanë doza të reduktuara mund të përmirësojëkoncentrimin dhe vigjilencën.
Por kur konsumohet në sasi të madhe shkakton rritje të ritmit të zemrës,rritjen e presionit të gjakut,nervozizëm, lodhje etj.
Zgjidhja është, reduktimi gradual i konsumit të kafesë,cajit,cokollatës, dhe cdo medikamenti që përmban kafeinë.Lënia e menjëherëshme e konsumit të këtyre produkteve mund të shkaktojë simptoma të tërheqjes [abstinencës]dhe rritje të ndjenjës sëlodhjes.

Shkaku nr.8: Infeksionet e fshehtaurinare
Shpesh herë simptomae vetme e një infeksioni urinar është lodhja. Bërja e një testi urinarkonfirmon infeksionin
Me përdorimin e antibiotikëve zakonisht fashitet edhelodhja

Shkaku nr.9: Diabeti
Tek diabetikët, edhe pse konsumimi i ushqimit është i mjaftueshëmglukoza nukarrin deri në brendësi të qelizës ku do të konvertohet në energji, dhe kështu organizmi do ndjejë lodhje dhe dobësi.Nëse ndjesia e lodhjes persistonnë mënyrë të pashpjegueshme,është e arsyeshme dozimii glukozës në gjak.
Në trajtimin e diabetit përfshihet:ndryshimii stilit të jetesës, dieta, ushtrime fizike, terapia me insulinë etj.

Shkaku nr.10 : Dehidrimi
Lodhja mund të jetë shenja e parë e dehidrimit.
Irekomandueshëm është konsumimi i të paktën 2 gotaveujë në orë sidomos gjatë stinës së nxehtë ose gjatë një aktiviteti fizik. /mjeku24/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit