Një tjetër përpjekje kurajoze për të thyer bllokadën mizore izraelite
Koalicioni i Flotiljes së Lirisë njoftoi se anija Handala, e cila po transporton ndihmë humanitare për në Gaza, u sabotua para se të nisej nga Gallipoli, Itali.
Përkatësisht, një litar u gjet i mbështjellë fort rreth helikës së motorit, ndërsa një kimikat gërryes u zbulua në rezervuarin e ujit, duke lënduar dy anëtarë të ekuipazhit.
Pavarësisht sabotimit, anija lundroi për në Gaza, duke transportuar aktivistë ndërkombëtarë dhe ndihmë humanitare, duke përfshirë ushqim për fëmijë, ilaçe dhe lodra. Udhëtimi pritet të zgjasë rreth një javë.
Komiteti Ndërkombëtar për T’i dhënë Fund Bllokadës së Gazës dënoi përpjekjet e sabotimit dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të garantojë kalimin e sigurt të anijes dhe të parandalojë aktet e mundshme të ‘piraterisë izraelite.
Ky udhëtim vjen pas një misioni të ngjashëm nga anija Madleen gjashtë javë më parë, ku përfshiheshin edhe aktivistë si Greta Thunberg dhe eurodeputetja franko-palestineze Rima Hassan. /tesheshi.com/
