11.6 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Deputeti Kelmendi “Gold Ag po akuzohet vetëm pse eshte Musliman”

Më të lexuarat

Deputeti Kelmendi “Gold Ag po akuzohet vetëm pse eshte Musliman”

Ora 05:30 AM, pas pak çasteve presim të lind dielli. Ashtu si jemi të bindur se me lejen e ZOTIT dielli do të lind, ashtu jemi të bindur se drejtësia për neve muslimanët në Kosovë do të lind. Është e pakuptimtë se si prokuroria e Kosovës ngritë aktakuzë për ” nxitje të urrejtjes ndërfetare ” për artistin e njohur mbarëshqiptar Arian Agushin-Gold AG, dhe ja ndalon qarkullimin e këngës ” Shqiptar-2 “.
Kjo aktakuzë e dëshmon edhe njëherë qëndrimin e raportit të BE-së, se institucionet e drejtësisë janë të ndikuara nga politika.
Ngase, aktakuza e ngritur ndaj Arian Agushit -Gold AG, është inicuar nga ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, tani ambasadore në Itali, Alma Lama.
Kujtojmë, që nëse ndokush është dashur të akuzohet për nxitje të urrejtjes ndërfetare në Kosovë, është pikërisht Alma Lama, e cila (siç thotë populli) ka ” vjellë vnerë dhe helm ” kundër muslimanëve të Kosovës në përgjithësi dhe kundër hoxhallarëve të Kosovës në veçanti. Dhe me votat e muslimanëve të Kosovës Alma Lama ka qenë dy mandate deputete e Kuvendit të Kosovës, vota këto të cilat i tradhëtoj në mënyrën më të ulët, shiti postin e deputetes në këmbim të postit të ambasadores.
Të gjithë ata që e kanë dëgjuar këngën Shqiptar-2, e dijnë se nuk ka nxitje të urrejtjes ndërfetare, por është përmend emri i Alma Lamës, dhe ajo shfrytëzon pozitën e saj dhe e denoncon në polici autorin e këngës, Arian Agushin-Gold AG.
Për fund, arrestimeve dhe ngritjeve të shumë aktakuzave të padrejta dhe politike ndaj muslimanëve të Kosovës në përgjithësi dhe hoxhallarëve në veçanti, jemi të bindur se do të iu vie fundi.
Drejtësia edhe për neve do të lind, ashtu si tash pritet të lind ky diell.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit