12.4 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Depresioni, miliona euro për Diazepam

Më të lexuarat

Ilaçet për sistemin nervor në Maqedoni bëjnë pjesë në grupin e tretë të barërave të cilat harxhohen më shumë. Vetëm gjatë vitit të kaluar janë shkruar 3,37 milion receta me ilaçe kundër depresionit. Fondi për Sigurim Shëndetësor gjatë vitit të kaluar ka shpenzuar rreth 6 milion e pesëqind mijë euro për këtë lloj të terapive. Kjo shumë është për 8,9% më e madhe në krahasim me vitin 2015.

Në vitin 2016 është në rritje numri i punëtorëve të prekur me depresion. 8:50 Sipas Fondit Shëndetësor , terapia për depresionin sidomos anti-depresivët si: diazepami, janë dhënë mbi 3,37 milion receta për depresivët. 11:27 Meqë jemi një vend në tranzicion dhe gjithmonë parë atë se ekonomia e dobët dhe popullata në përgjithësi është e pa përgatitur nga këto pasoja dhe janë depresiv, dhe prandaj numri është në rritje – deklaroi Rexhep Shaqiri nga Instituti i Mjekësisë së Punës.
Për të parandaluar këtë sëmundje sidomos te punëtorët mjekët zbardhin se kompanitë i dërgojnë punëtorët e tyre rregullisht në kontrolle mjekësore.

Sipas Institutit mjekësor të punës dhe shërbimeve të tij në Maqedoni gjithnjë e më shumë rritet interesi i kompanive që t’i dërgojnë punëtorët e tyre në kontrolle mjekësore parandaluese – deklaroi mjeku Dragan Mijakovski.
Instituti i Shëndetit Publik një ditë më parë zbardhi se numri i personave me depresion në Maqedoni vazhdimisht është në rritje. Madje në dy vitet e fundit numri i të prekurve nga kjo sëmundje është rritur madje 37 %. Në vitin 2010 numri i personave të trajtuar ka qenë 585 ndërsa në vitin 2015 ky numër ka qenë 803. Nga ministria e Shëndetësisë nuk ishin të kapshëm të komentojnë shifrat alarmante dhe atë nëse kanë ndonjë strategji për zbutjen e situatës.

Vjollca Aliti

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit