22.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Demantohen informacionet e marrëveshjes Turqi-SHBA mbi priftin Brunson

Më të lexuarat

Prifti amerikan Andrew Craig Brunson, i cili në Izmir të Turqisë, gjykohet për spiunazhë dhe veprimtari në emër të PKK-së dhe FETO-s, paraburgimi i përcaktuar më herët i është kthyer në paraburgim shtëpiak

 

ANKARA (AA) – Raportimet mediale mbi ndonjë marrëveshje mes Turqisë dhe SHBA-ve lidhur me lirimin e shtetases turke Ebru Ozkan në këmbim për lirimin e priftit amerikan Andrew Brunson janë tërësisht të pabazuara dhe të pasakta, tha sot në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) një zyrtar i paemëruar turk.

Prifti amerikan Andrew Craig Brunson, i cili në Izmir të Turqisë gjykohet për spiunazhë dhe veprimtari në emër të PKK-së dhe FETO-s, paraburgimi i përcaktuar më herët i është kthyer në paraburgim shtëpiak.

Brunson është arrestuar në fund të vitit 2016 dhe që atëherë gjendet në paraburgim. Ai akuzohet për veprimtari dhe spiunazhë në dobi të organizatave terroriste PKK dhe FETO.

Ebru Ozkan mbërriti në Stamboll më 16 korrik, pasi u arrestua më parë në aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv.

Ozkan u arrestua më 11 qershor në aeroport, nga i cili, pasi vizitoi Kudsin, synonte të kthehej në Turqi.

Autoritetet e Turqisë në Ankara më parë u ankuan për arrestimin e Ozkan dhe kërkuan një hetim dhe procedurë adekuate.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit