7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Delegacionet suedeze dhe finlandeze nesër në Turqi për të diskutuar rreth anëtarësimit në NATO

Më të lexuarat

Zyrtarë nga Suedia dhe Finlanda pritet të mbërrijnë në Turqi të mërkurën për të diskutuar kundërshtimin e Ankarasë ndaj aplikimit të tyre për anëtarësim në NATO.

Kështu ka bërë të ditur ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, i cli u ka thënë gazetarëve se delegacioni do të takohet me zëdhënësin presidencial Ibrahim Kalin dhe zëvendësministrin e jashtëm turk Sedat Onal.

Ministri i jashtëm finlandez Pekka Haavisto gjithashtu konfirmoi takimin.

Këtë muaj, Finlanda dhe Suedia paraqitën zyrtarisht aplikimet e tyre për t’u bashkuar me NATO-n në një “moment historik” të nxitur nga shqetësimet e sigurisë në mes të agresionit rus në Ukrainë.

Aplikimet e tyre tani po shqyrtohen nga 30 anëtarët e aleancës ushtarake.

Megjithatë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka treguar se Turqia mund të përdorë statusin e saj si anëtare e aleancës ushtarake për të vënë veton ndaj çdo përpjekjeje për anëtarësimin e këtyre dy vendeve.

Madje, më herët sot, kreu i një partie nacionaliste turke që është aleate me presidentin Erdogan tha se Turqia duhet të konsiderojë largimin nga NATO nëse “rrethanat bëhen të pazgjidhshme” dhe Turqia detyrohet të miratojë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit