Gjykatësi i distriktit të Siatëll, Xhejms Robart, refuzoi të nxjerrë një urdhër që ndalon zbatimin e dekretit të rishikuar të presidenti amerikan, Donald Trump kundër emigrantëve muslimanë. Sipas gjykatësit, avokatët nuk paraqitën dokumente të zgjeruara për të kundërshtuar dekretin.
Një gjykatë amerikane nuk ka pranuar të nxjerrë një urdhër që pengon dekretin e presidentin amerikan, Donald Trump, I cili u ndalon hyrjen në Shtetet e Bashkuara, qytetarëve nga 6 vende të Lindjes së Mesme me shumicë muslimane. Vendimi erdhi nga Gjykatësi I distriktit të Siatëll, Xhejms Robart, I njëjti I cili nxori urdhërin që ndaloi implementimin e urdhërit të parë kundër emigrantëve.
Robart theksoi se avokatët duhet të dërgonin shumë dokumenta në mënyrë të zgjeruar. Avokatë nga shteti I Uashingtonit I kërkuan gjyaktësit Robart të zgjaste vendimin e tij për dekretin e parë edhe tek ai I rishikuari. Por ai nuk pranoi këtë kërkesë duke cituar procedurat federale të Shteteve të Bashkuara.
Robart nënvizoi se një ankesë apo një mocion duhet të paraqitet në Gjykatë përpara se të vendosë.
Departamneti I Drejtësisë ka bërë të qartë që prej rrëzimit të dekretit të parë nga gjykatat, se vendimi I tyre nuk mund të aplikohej edhe në dekretin e rishikuar. Ndërsa kundërshtarët shprehen se urdhëri ekzekutiv I ri kundër eigrantëve ka të njëjtin efekt si ai I vjetri.
Për dekretin e parë, kundërshtuesit argumentuan se është antikushtetues dhe dëmton biznesin në shtetin e Uashingtonit. Zëdhënësi I Shtëpisë së Bardhë tha se administrate beson që urdhëri I rishikuar do të kalojë të gjitha çështjet ligjore. 6 shtete amerikane janë shprehur kundër dekretit dhe nisën procedurat ligjore. Por përpjekja e tyre e parë u rrëzua.
Javën e kaluar Trump nënshkroi një urdhër të ri ekzekutiv që hyn në fuqi më 16 mars. Ai ndalon udhëtimin drejt Amerikës për një periudhë tre mujore, të shtetasve nga Irani, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni. Gjithashut pezullohet për katër muaj programi i strehimit të refugjatëve në SHBA.
Dekreti i rishikuar i Trump kundër emigrantëve myslimanë
