16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

DEJUZAT…- Kush janë ata?

Më të lexuarat

DEJUZAT…

Te arabët ka qenë traditë të mos i përmendin emrat e grave të tyre para të tjerëve! Kështu e shprehnin xhelozinë …
Ata nuk ua përmendnin emrat e grave të veta para të tjerëve!

Allahu i Lartësuar, nuk ka përmendur emrin e asnjë gruaje në Kuran, përveç emrin Merjem (nëna e Isaut alejhis selam).
Kur’ani kur flet për gratë thotë:
“gruaja e tij (ebu Lehebit)…”,
“…gruaja e faraonit…”
E vetmja grua që përmendet me emër në Kur’anin Famëlartë është Merjemja alejhas selam, sepse nuk kishte burrë!”

Shejh Uthejmini.

P.S.
E ne, çfarë të themi për burrat e sodit që i kanë zhveshur gratë dhe qikat e tyre gjerë në brekë dhe dalin në publik?!!

Muhamedi alejhis selam, thotë:

“Tre kategori të njerëzve nuk do të hyjnë në Xhenetin e Allahut kurrë, e ato janë:
– Dejuthi,
– Femra e cila bëhet si mashkull dhe
– Konsumuesi i alkoolit.
Sahabët, i thanë:
– O i Dërguar i Allahut! Po e dimë për konsumuesin e alkoolit, por, kush është dejuthi?

Pejgamberi, alejhis selam tha:
– Dejuthi është ai person të cilit nuk i intereson se kush hynë në familjen e tij.
Sahabët, prap pyetën:
– Kush është femra e cila bëhet si mashkull?
Pejgamberi alejhis selam tha:
– Femra e cila u përngjan burrave.”

Taberaniu 27/3, Tergib ve Terhib, 3/214, Hadithi është Sahih.

O Allah, mos na bën nga dejuzat!

Hoxhë Irfan Salihu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit