20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

A e din sa gëzohet Allahu me pendimin e robit të Tij?

Më të lexuarat

Personit që i humbi kafsha e udhëtimit në mes të shkretëtirës

Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:

“Pejgamberi ka thënë: “Allahu gëzohet me pendimin e robit të Vet më shumë se një njeri i cili ndalet në shkretëtirë me kafshën e tij që ia bart ushqimin e pijen dhe vë kokën diku për të fjetur. Kur zgjohet, sheh se kafsha i ka ikur. Kjo gjendje vazhdon derisa ta kaplojë vapa dhe etja, pastaj thotë: Po kthehem te vendi ku isha, që të flej deri sa të më vijë vdekja. Kështu, kthehet prapë, vendos kokën mbi krahun e tij duke pritur vdekjen, dhe kur zgjohet, e gjen kafshën e tij pranë, e ngarkuar me tërë ushqimin dhe pijen që kishte. Allahu gëzohet me pendimin e robit besimtar më shumë sesa ky që gjeti kafshën me furnizim që kishte.”

Hadithi është i vërtetë, e shënojnë Buhariu dhe Muslimi. Në disa transmetime të tjera të hadithit nga Enesi dhe të tjerë, qëndron:

“… Dhe u kthye te pema, u shtri nën hijen e saj pasi kishte humbur shpresën se do ta gjente kafshën e tij, derisa ai ishte në këtë gjendje, sheh kafshën pranë tij. E kap për litarin e saj dhe nga gëzimi i madh thotë: O Allah, Ti je robi im dhe unë jam zoti Yt! Nga gëzimi i madh gaboi.”

Dobitë dhe mësimet që nxirren prej hadithit:

– Hadithi tregon për vlerën e madhe që ka pendimi. Allahu gëzohet me pendimin e robit të Tij më shumë sesa vetë robi për jetën e tij, kjo njëherit dëshmon për mëshirën e madhe që ka Allahu për robtë e Tij.

– Allahu gëzohet ashtu siç i takon Allahut të Lartësuar, gëzimi është prej cilësive të Allahut ashtu sikurse hidhërimi dhe cilësitë tjera, duke mos i përgjasuar krijesave. Njeriu duhet të jetë i kujdesshëm, përveç mbështetjes në Allahun, duhet plotësuar shkaqet, ky njeri duhej ta lidhte devenë mirë, para se të flinte që ajo të mos largohej.

– Allahu nuk ia merr për të madhe atij që e humb arsyen e tij gjatë të folurit për shkak të frikës, gëzimit apo hidhërimit (të tepërt), dhe thotë atë që nuk e ka për qëllim.

/Ebu Is’hak el Huvejni/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit