11.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

DEDIKUAR TË PËRMALLUARVE DHE TË DASHURUARVE (2)

Më të lexuarat

1. Respektimi dhe përkujdesja janë fshehtësia e dashurisë e cila nuk vdes!!

2. Janë disa njerëz që nuk dua me ta t’i shkëputi lidhjet, dua që ata të jenë me mua deri ditën e fundit të jetës sime!!

3. Sado që njeriu të jetë i fortë, nganjëherë kalon nëpër situata ku në to ndjen dobësi, dhe atëherë hulumton vend që të fshihet dhe të mbyllet në vetvete! 


4. Mos mendo se qetësia që e sheh në fytyra aludon në kënaqësi.. çdo njeri në brendësinë e tij ka diçka që e ngacmon dhe i jep dhembje!! 

5. Ka njerëz që na vijnë papritmas në jetë, dhe na bëjnë të ndjehemi se ata janë fundi i çdo gjëje të mirë për ne dhe se, pas tyre s’do vjen diçka e re!! 

6. Disa njerëz edhe përskaj asaj se i shoqëron tanë jetën e ke të pamundur t’i kuptosh, kurse disa të tjerë nga momenti i parë që i takon dëshiron të dish çdo detaj nga jeta e tyre! 

7. Nëse e do një person lajmëroje atë se e donë, se shumica e zemrave nuk janë shkatërruar nga fjalët që janë thënë, po për shkak fjalëve që nuk janë thënë!

8. Nganjëherë mungesa e një njeriut të vetëm, mjafton të bën të ndjehesh se të mungon e tërë bota!

9. Dhemb kur ti përmallohesh për një person, i shtrenjtë në sytë e tu, mirëpo nuk mundesh t’i afrohesh , ngase ai largimin e zgjodhi me dëshirën e vet!! 

10. Sado që beson se nuk mundesh ta harrosh atë që e do, do të vjen një ditë kur as emrin e tij nuk do të mundesh ta rikujtosh!!

11. Një ditë nga ditët ka mundësi ta përfitosh një zemër e cila do ta zëvendëson gjithë atë që e ke humbur në jetën tënde! 

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit